Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me urime për një vit plot shëndet dhe lumturi!

Foto: arkiv

Prej shekujve pritja e Vitit të Ri është mes momenteve më të rëndësishme në traditën bullgare. Kjo nuk është thjesht një ndërrim i kalendarit, por një kufi, i cili duhet të kalohet me një varg ritesh dhe traditash. Ato fillojnë me ditët e para të muajit dhjetor dhe vazhdojnë pothuajse deri në fund të janarit–kohë, e konsideruar si një kalim nga errësira drejt dritës, nga kaosi drejt rendit të ri.

Në ditën e parë të muajit janar është darka e fundit е bekuar në kalendar. Por në ndryshim nga dita e Shën Ignat Hjymbajtësit dhe të natës përpara lindjes së Krishtit, kur në tavolinë vihet vetëm gjellë pa mish, në tavolinën festive me rastin e Vitit të Ri dikur patjetër duhej të ishte e pranishme koka e derrit ose ndonjë gjellë tjetër xhelatinoze, e përgatitur nga mishi i derrit të Krishtlindjes. Besohet se sa më e pasur është tavolina, kaq bollëk më të madh do të sjellë viti i ardhshëm. Byreku me kësmete, i përgatitur në vitin e vjetër, prihet në orët e para të Vitit të Ri. Dikur gratë kanë vënë dhe degëza të vogla thane– nga një për çdo një anëtar të familjes. I kanë caktuar për - shëndet, dashuri, martesë e të tjera.

Më 1 janar është dhe festa kishtare, e cila i kushtohet Shën Vasilit të Madh, të quajtur tek ne Vasiljovden /dita e Shën Vasilit/. Në traditën bullgare, dita ka disa emra - Vasill, Vasiljovden, Surva, Surovaki.

Si në të gjitha momentet nga kalendari folklorik, në ditën e Shën Vasilit kryhen dhe praktika me karakter falli. Është përhapur tradita “lladuvane”, sipas së cilës vajzat e reja kuptojnë nëse do të martohen gjatë vitit të ardhshëm dhe me kë. Tufa me lule me unaza të lidhura pas tyre lihen të qëndrojnë gjatë gjithë natës në një enë me ujë të heshtur.

Në mëngjes vajzat mblidhen, i nxjerrin tufat një nga një dhe këndojnë këngë të shkurtra riti, në të cilat përshkruhen zanate të ndryshme dhe profesione. Kureshtare është se kjo traditë është e ruajtur në shumë fshatra dhe bëhet dhe sot.

Mbase riti më rezistues festiv është “survakane”, i cili në praktikë asnjëherë nuk ka pushuar të ekzistojë.

Sipas historianëve, në të kaluarën survakarët kanë qenë burra të rinj të martuar. Me kalimin e viteve kjo praktikë ka ndryshuar dhe në shekullin e kaluar djemtë që marrin pjesë në ritualin “survakane” janë nga 4-5 deri në 10-12 vjeç. Pas mesnatës së 31 dhjetorit kundër 1 janarit, të veshur me rroba të reja, ata fillojnë të bëjnë thirrje për shëndet dhe pjellori. Fëmijët mbajnë survaçka, që bëhen prej thane – pema e cila lulëzon e para gjatë vitit të ri dhe është simbol i shëndetit dhe i rezistencës.

Në disa fshatra dhe qytete më të vogla, ku që të gjithë njerëzit njihen, grupet e survakarëve shkojnë nëpër shtëpitë gjatë gjithë natës në prag të Vitit të Ri. Më shpesh fëmijët i rrahin supet e të afërmve, të njerëzve nga farefisi dhe fqinjët, të cilët u dhurojnë atyre para, fruta e kështu me radhë. Në varësi nga rajoni dhe urimet e thëna kanë përmbajtje të ndryshme, por kuptimi i traditës kudo është i njëjti - të sjellë shëndet dhe mirëqenie. Duke i prekur me survaçkat e zbukuruara, survakarët thonë:

Surva, surva Vit i Ri, vit i gëzueshëm,

Një tufë me grurë të artë në fushë, një mollë e kuqe në kopsht,

Një kallam i artë misri në pyll, një kokërr e madhe rrushi në vresht,

Koshere të mbushura me mjaltë, zogj të vegjël përreth!

Të jetë i lumtur dhe i nderuar Viti i Ri, deri mot, deri në 

“Surva, Gëzuar Vitin e Ri”

Almanaku i traditave bullgare të fundvitit

Përpiloi: Allbena Bezovska

Foto: arkiv, knigovishte.bg, hitrinibg.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: BNR Bllagoevgrad

Ar, argjend dhe mëndafsh - një grua bullgare ringjalli teknologjitë e vjetra në përgatitjen e kostumit të Kjustendillit

Madlen Bozhillova Amin është fituesja e çmimit të vitit 2021 të UNESCO-s "Thesari i Gjallë Njerëzor" për një projekt që lidhet me bërjen e kostumit të lashtë të Kjustendillit të quajtur Saya. Kohë më parë, bullgarja u kthye nga jashtë në vendlindjen e..

botuar më 24-01-03 7.30.PD

Kësmetet e byrekut – nga burbuqet e thanës e deri më sot

Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo..

botuar më 23-12-31 3.15.MD

Projekti fotografik “Unë jam bullgare”, që bëri bujë në rrjetet sociale, me një botim të ri

"Unë jam bullgare" - një projekt fotografik i cili fitoi popullaritet të gjerë në vendin tonë dhe jashtë shtetit, mbushi 9 vjet. Fotot mahnitëse të fotografit Radosllav Përvanov   prezantojnë bukurinë e Bullgarisë dhe folklorin bullgar..

botuar më 23-12-21 7.45.PD