Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Vezenkov është sportisti i vitit në Bullgari

Foto: ЕПА/БГНЕС

Basketbollisti Aleksandër Vezenkov u shpall Sportisti i Vitit në Bullgari pasi fitoi në sondazhin tradicional midis gazetarëve sportivë në vend. Në edicionin e 65-të të renditjes prestigjioze, treshen prestigjioze e plotësojnë mundësit Kirill Millov dhe skiatori Albert Popov. Sportistët më të mirë vendas u përcaktuan me votat e 102 gazetarëve aktivë në fushën e sportit nga 40 media.

Sportisti Nr. 1 me aftësi të kufizuara është Georgi Ivanov, sërish basketbollist, në ekipin tonë kombëtar të basketbollit me karrige me rrota, i cili e merr statujën me 250 pikë. Ansambli Kombëtar i Gjimnastikës Ritmike fitoi vendin e parë në kategorinë "Skuadra e Vitit" me 630 pikë. Trajnerja e tyre Vesella Dimitrova për herë të katërt fitoi titullin në sondazhin tradicional të gazetës “Trud” – “Trajneri i Vitit”. Treshja e skuadrave të para plotësohet nga kombëtarja e basketbollit (meshkuj) - 160 pikë dhe ekipi i notit në stafetë 4x200 metra me 120 pikë.

Më shumë nga rubrika

Nurgyul Salimova doli e dyta në Kupën Botërore të Shahut

Vajza bullgare Nurgyul Salimova humbi nga rusja Aleksandra Gorjaçkina në ndeshjen e dytë të tajbrekut të përshpejtuar të shahut në finalen e Kupës Botërore të Shahut në Baku. Kështu, 20-vjeçarja bullgare me 1.5:2.5 pikë zuri vendin e dytë në turne,..

botuar më 23-08-21 5.18.MD
Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova

Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova përparojnë në renditje botërore të tenisit

Në renditjen botërore të tenisit të publikuar sot, tenistët bullgarë më të mirë Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova shënuan përparim. Te meshkujtë, Dimitrov u ngjit me një pozicion dhe është në vendin e 19-të. Karlos Alkaras mbetet në krye me 9395..

botuar më 23-08-21 11.23.PD

Dy skuadra bullgare arritën fitore në turnetë evropiane të futbollit

Kampioni bullgar i futbollit "Lludogorec" i siguroi vetes një ndeshje me “madhështinë” evropiane "Ajax" të Amsterdamit pasi eliminoi "Astana" në Razgrad dhe do të luajë në raundin e playoff-it në "Ligën e Evropës". Pjesa e parë u mbyll 1:1. Pas..

botuar më 23-08-18 11.54.PD