Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Vezenkov është sportisti i vitit në Bullgari

Foto: ЕПА/БГНЕС

Basketbollisti Aleksandër Vezenkov u shpall Sportisti i Vitit në Bullgari pasi fitoi në sondazhin tradicional midis gazetarëve sportivë në vend. Në edicionin e 65-të të renditjes prestigjioze, treshen prestigjioze e plotësojnë mundësit Kirill Millov dhe skiatori Albert Popov. Sportistët më të mirë vendas u përcaktuan me votat e 102 gazetarëve aktivë në fushën e sportit nga 40 media.

Sportisti Nr. 1 me aftësi të kufizuara është Georgi Ivanov, sërish basketbollist, në ekipin tonë kombëtar të basketbollit me karrige me rrota, i cili e merr statujën me 250 pikë. Ansambli Kombëtar i Gjimnastikës Ritmike fitoi vendin e parë në kategorinë "Skuadra e Vitit" me 630 pikë. Trajnerja e tyre Vesella Dimitrova për herë të katërt fitoi titullin në sondazhin tradicional të gazetës “Trud” – “Trajneri i Vitit”. Treshja e skuadrave të para plotësohet nga kombëtarja e basketbollit (meshkuj) - 160 pikë dhe ekipi i notit në stafetë 4x200 metra me 120 pikë.

Më shumë nga rubrika

Vozitësja Desisllava Angellova u kualifikua në finalen e Beogradit

Në Kampionatin Botëror të Kanotazhit në Beograd, Desisllava Angellova u kualifikua në finalen "A" të skifit për femra. Bashkatdhetaria jonë përfundoi e treta në gjysmëfinalen e parë, duke e kaluar distancën 2000 metra për 7:42.45 minuta, gjë që i..

botuar më 23-09-08 5.25.MD

Në Kupën e Botës Parkour në Sofje marrin pjesë garues nga 29 shtete

Rreth 100 garues nga 29 shtete do të marrin pjesë në Kupën e Botës Parkour, që nis sot për herë të tretë në Sofje. Gara do të mbahet në hyrjen qendrore të sallës “Arena Sofja” në ditët deri më 10 shtator nga ora 09:00 deri në orën 17:00. Bullgaria do..

botuar më 23-09-08 6.30.PD
Petër Micin

Medalje e dytë për Petër Micin në Kampionatin Botëror të Notit në Netanja

Kampioni botëror i notit Petër Micin fitoi akoma një medalje argjendi në Kampionatin Botëror për të rinj dhe vajza në qytetin izraelit Netanja. Ai zuri vendin e dytë në 800 metra stil i lirë, duke përfunduar me kohën 7:49.36. Gjashtëdhjetë e një të..

botuar më 23-09-07 9.27.PD