Basketbollisti Aleksandër Vezenkov u shpall Sportisti i Vitit në Bullgari pasi fitoi në sondazhin tradicional midis gazetarëve sportivë në vend. Në edicionin e 65-të të renditjes prestigjioze, treshen prestigjioze e plotësojnë mundësit Kirill Millov dhe skiatori Albert Popov. Sportistët më të mirë vendas u përcaktuan me votat e 102 gazetarëve aktivë në fushën e sportit nga 40 media.
Sportisti Nr. 1 me aftësi të kufizuara është Georgi Ivanov, sërish basketbollist, në ekipin tonë kombëtar të basketbollit me karrige me rrota, i cili e merr statujën me 250 pikë. Ansambli Kombëtar i Gjimnastikës Ritmike fitoi vendin e parë në kategorinë "Skuadra e Vitit" me 630 pikë. Trajnerja e tyre Vesella Dimitrova për herë të katërt fitoi titullin në sondazhin tradicional të gazetës “Trud” – “Trajneri i Vitit”. Treshja e skuadrave të para plotësohet nga kombëtarja e basketbollit (meshkuj) - 160 pikë dhe ekipi i notit në stafetë 4x200 metra me 120 pikë.Çiklistja më e mirë bullgare Ivana Tonkova u rikthye pas një dëmtimi të rëndë dhe u bë kampione e Ballkanit për femra nën 23 vjeç dhe e dyta në kategorinë e femrave elitë, raporton “Sportal”. Gara u mbajt fundjavën e kaluar në Larisa (Greqi)...
Sot, më 6 shtator, në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë , në orën 17:00 në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” do të mbahet ndeshja bamirëse “Ndeshja e Shpresës”. Organizatori i saj është ish-kapiteni i kombëtares Stilijan Petrov. Mjetet e..
Petër Micin fitoi titullin në 400 metra stil i lirë në Kampionatin Botëror të Notit për të rinj dhe vajza në qytetin izraelit të Netanja. Sportisti18-vjeçar i Vihren - Sandanski, i cili është rekordmen botëror në këtë disiplinë, përfundoi me kohën..
Belloslava Krësteva nuk arriti të fitojë Kampionatin Botëror të Shahut për femra nën 20 vjeç të luajtur në Mexico City. Në ndeshjen e fundit të 11-të..