Pak minuta para fundit të vitit 2022, një vit plot kriza dhe sfida, presidenti Rumen Radev theksoi se “pikërisht në momentet e sprovave, kur ishte në rrezik jeta njerëzore dhe ndërgjegjja jonë, shoqëria tregoi ndjeshmëri dhe forcë shpirtërore, pjekuri dhe unitet për të rikthyer besimin se Bullgaria do të mbijetojë”.
Sipas Radev, “nuk ka synime të paarritshme atje, ku energjia e qytetarëve është përqendruar jo në shpëtimin e individit të veçantë, por në ngritjen e mbarë kombit, ku të gjithë mund të krenohen që janë pjesë e suksesit të përbashkët”, theksoi presidenti dhe falënderoi të gjithë ata që gjatë vitit të kaluar luftonin për një Bullgari më të mirë.
Presidenti Radev shprehu shpresën se në Vitin e Ri prioritetet e Kuvendit Popullor të Bullgarisë do të përkojnë me ato të qytetarëve dhe se partitë politike do të marrin përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të Bullgarisë. Kreu i shtetit uroi që Viti i Ri 2023 të na sjellë paqe, ta presim me besim në vetvete dhe shpresë për të ardhmen, për ta kapërcyer apatinë dhe përçarjen, sepse vetëm të bashkuar me forcën dhe talentin e të gjithë kombit, ne mund të ndërtojmë atë Bullgari ku fëmijët tanë mund të qëndrojnë dhe të jenë krenarë.
Le t'u urojmë një vit të suksesshëm bashkatdhetarëve tanë në të gjitha anët e botës. Le të kalojë Viti i Ri pragun e shtëpive tona me shëndet, dashuri dhe begati”, përfundoi kreu i shtetit.Më shumë se 2 shekuj më parë, mijëra bullgarë, në kërkim të shpëtimit nga sundimi osman, u shpërngulën në Moldavi dhe pasardhësit e tyre edhe sot e kësaj dite ruajnë me fanatizëm gjuhën, traditat, kulturën bullgare, madje edhe recetat e kuzhinës..
Si të luftohet anashkalimi i sanksioneve kundër Rusisë nga vendet e treta - kjo është baza e paketës së 11-të të sanksioneve të BE-së. Sanksionet e reja u diskutuan zyrtarisht javën e kaluar. Kjo u bë fillimisht nga Presidentja e Komisionit Evropian,..
Paga mesatare në Sofje në mars ka qenë mbi 2700 leva (1380 euro). Në rajonet e tjera të Bullgarisë ajo është nën 2000 leva (986 euro). Paga mesatare për tremujorin e parë për të gjithë vendin është 1882 leva (962 euro), sipas Institutit Kombëtar të..
Emri i bullgares Irena Veliçkova-Jamami lidhet më së shumti me kërkimet e saj afatgjata mbi qëndisjen, e cila është përsosur ndër shekuj dhe nga një..