Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Perniku mirëpret mysafirët dhe pjesëmarrësit në "Surva"

Foto: BGNES-arkiv

Qyteti i Pernikut, i cili është anëtar i Federatës së Qyteteve të Karnavaleve Evropiane, po përgatitet për festën “Surva”,  qe do të mbahet nga data 27 deri më 29 janar. 10 mijë pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë kanë aplikuar për edicionin e 29-të të Festivalit Ndërkombëtar të Lojërave të Maskaradës.

Për 3 vitet e fundit, festivali ishte pezulluar për shkak të krizës së ujit dhe pandemisë së koronavirusit. Publiku dhe pjesëmarrësit janë të etur për festivalin, thonë organizatorët. 118 janë grupet nga Bullgaria dhe 15 nga jashtë. Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, do të zhvillohen defile gjatë tre ditëve të festës.

Shumëngjyrësh dhe spektakolar, festivali ndërkombëtar "Surva" gëzon një autoritet shumë të madh në Bullgari dhe në Ballkan.

Më shumë nga rubrika

Prokurori i Përgjithshëm refuzoi të jepte dorëheqjen dhe u ankua për presion politik

Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev doli në një konferencë për shtyp, të thirrur prej tij, me dorëheqjen e tij në dorë dhe një stilolaps, pas së cilës ai e grisi dorëheqjen. “Duke ardhur nga SHBA, më ftuan të jepja dorëheqjen deri në orën 10.00...

botuar më 23-05-15 1.12.MD

“Në një kafaz xhami” – një ultramaratonist bullgar me një eksperiment unik social

Ultramaratonisti me famë botërore Krasi Georgiev për të dymbëdhjetën ditë po jeton i izoluar në një kafaz xhami në qendër të Sofjes. Ai është simbol i kafazit digjital në të cilin njeriu modern vendoset duke u bërë subjekt i rrjeteve sociale...

botuar më 23-05-11 9.12.PD

Popullsia e Bullgarisë po shkrihet me 50 000 njerëz çdo vit

Në një forum diskutimi mbi krizën demografike, sociologu nga agjencia AFIS Jurij Asllanov njoftoi se çdo vit popullsia e Bullgarisë zvogëlohet me më shumë se 50 000 njerëz, që është e barabartë me një qytet të madh me madhësinë e një qendre rajonale...

botuar më 23-05-10 6.04.MD