Kuzhina bullgare është një ndërthurje mes аtyre orientale dhe evropiane, prandaj mund të thuhet se është universale. Ushqimet më të njohura vendase si byreku, sallata e shopëve, qebapi, qoftet, ljutenica etj., pëlqehen pothuajse nga të gjithë. Por disa ushqime të njohura bullgare ngjallin reagime të diskutueshme tek të huajt.
Këtu janë 5 prej tyre:
Tarator
Kjo supë e ftohtë (ndonjëherë edhe e shërbyer me akull) hahet kryesisht në verë. Përgatitet nga kosi bullgar që përmban i famshmi Lactobacillus bulgaricus, i cili e bën atë një probiotik natyral me një efekt të dobishëm për njerëzit. Shtohet pak ujë dhe priten në kube të vegjël kastravecë të freskët të kopshtit, shtypen arra, shtohet vaj ulliri, spërkatet me kopër dhe është gati! Por të mos harrojmë hudhrën! Sepse parimi është “Sa më shumë hudhër, aq më mirë”!
Popara
Nuk ka mëngjes më ekonomik, ngrohës stomaku, energjik dhe mbi të gjitha tipik bullgar! Në një tas shtypni bukën e thatë, shtoni djathin e thartë të lopës, pak gjalpë, pak sheqer dhe hidhni çaj të nxehtë bimor /ose ujë/ mbi gjithçka. Më pas e mbulojeni me një pjatë që të zbutet, hani dhe jeni gati për sfidat e ditës. Deri më sot, çdo foshnjë bullgar ushqehet me popara. Në të kaluarën, në vend të mëngjesit u jepej fëmijëve për darkë. Dhe në vend të çajit bimor, shpesh i hidhnin me ... verë të kuqe, që fëmija të flinte i qetë.
Boza
Kjo pije me ngjyrë kafe është e ëmbël, e trashë dhe majhoshe. Ajo shkon shumë me byrekun dhe është një tundim i papërmbajtshëm për shumë njerëz. Të tjerëve, megjithatë, pija mund t’u duket ... e pakëndshme. Pija është karakteristikë për Ballkanin dhe besohet se daton në shekullin e X-të. Në ditët e sotme, boza përgatitet nga fermentimi acido-laktik i drithërave të ëmbla, si elbi, misri apo gruri... Por kini kujdes! Edhe pse përmban shumë vitamina dhe minerale të dobishme, pija e trashë çon në një rritje të shpejtë të kilogramëve.
Shkembe çorba
Ndonëse është e pranishme në kuzhinat e shumë kombeve, bullgari e merr çorbën e barkut si ushqim “patriotik”. Madje u botua edhe një libër udhëzues për adhuruesit e këtij lloj supe. Mënyrat e përgatitjes ndryshojnë dhe për çdo mjeshtër është një çështje nderi që të mbajë sekret recetën e tij. Në përgjithësi, kjo është një supë me bark viçi ose derri, vaj, gjalpë, piper të kuq dhe qumëshët të freskët. Çorbës i shtohet me bollëk një përzierje uthull, piper shumë djegës dhe sasi akoma më të mëdha hudhre.
Patate të skuqura me djathë
Për ne bullgarët nuk ka asgjë më të natyrshme sesa të grijmë djathë të bardhë me shëllirë mbi patate të sapo skuqura. Kjo është një meze e domosdoshme për skarën dhe birrës. Për të huajt, megjithatë, kombinimi në fjalë është i çuditshëm dhe reagimi më i shpeshtë është: “Sa mirë, si nuk e kishim menduar më herët!”.
Shikoni më shumë:
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..
Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..
Mbi 30 kujdestarë dhe instruktorë të qenve të shpëtimit po punojnë në terren në zonën e skive sipër Banskos, në kuadër të Kursit Ndërkombëtar të Trajnimit për qentë e shpëtimit nga 10 deri më 14 prill. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e..
Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton..
Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion -..
Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi..