Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Marinov – mjeshtri i fundit mutaf në trojet tona

Mjeshtri u regjistrua në Listën e Thesareve të Gjalla Njerëzore

7
Foto: gabrovo.bg

“Thesaret e Gjalla Njerëzore” është një listë përfaqësuese kombëtare e njerëzve që krijojnë trashëgimi kulturore jomateriale. Në vitin që po përfundoi, me këtë titull meritonin të quheshin endësit e rrjetave të peshkimit, prodhuesit e verërave, interpretuesit e gajdeve alton nga qyteti Kallofer, dymbëdhjetë përfaqësues të fiseve nga fshati Lipnica që ruajnë zakonin e “dhënies së betimit”, valltarë dhe këngëtarë.

Ndër rojtarët e traditave bullgare, u rendit edhe i vetmi mjeshtër mutaf i mbetur në trojet tona - Hristo Marinov

Prej 40 vjetësh ai e kthen leshin e trashë në fije të përdredhura dhe e përdor për të endur plafe, torba, thasë, çanta shalë. Në të kaluarën ai i “vodhi” zanatin një mjeshtri që i bënte prodhimet e tij në çarshinë e Muzeut Etnografik në të hapur “Etëra”, që ndodhet në rajonin e qytetit  Gabrovo.

“Njerëz që nuk i kam parë për një kohë të gjatë më telefonojnë, më urojnë – nuk e fsheh gëzimin mjeshtri. - Dhe tani më quajnë “thesar”, jo me emër. Është e veçantë, por është e bukur. Është një njohje sepse munda ta mbaja zanatin dhe më shumë njerëz e shohin atë me kalimin e kohës.”

Zanati i quajtur bullgarisht “mutafçijstvo” konsiderohej si mashkullor, sepse kërkon punë intensive dhe kalon nëpër shumë faza.

“Nga materiali i prerë ashpër përafërsisht deri tek objekti i përfunduar, ka shumë operacione - thotë mjeshtri. – Sepse ka përzgjedhje ngjyrash, ndarje ngjyrash, rrahje me litarë, tkurrje, tjerrje, dredha-dredha e topave, bërja e fillit, bërja e të gjithë tezgjahut për çdo pëlhurë. Gjatë Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe më vonë - deri në vitet 50-të dhe 60-të të shekullit të kaluar, tre ose katër mjeshtër punonin në një punishte.”

Artizanati na u soll nga Persia në fillim të shekullit të 18-të dhe në kohën e Çlirimit ishte përhapur në të gjitha vendbanimet më të mëdha. Në Panagjurishte u zhvillua më së miri - lulëzuan 200 punishte me një mijë mjeshtër, kallfë dhe çirakë.

Në librat shkruhet se Lufta e Krimesë shënon fillimin e fundit të kësaj zeje – thotë edhe mjeshtri. - Atëherë bëheshin thasë për ushtrinë dhe në to ruhej barut - gëzofi ka cilësinë që të jetë i vështirë për t’u lagur, ndaj mbeti i thatë.”

Sot, mjeshtrit mutaf thurin plafe dhe çanta leshi për të varur mbi supe. Teknologjia nuk ka ndryshuar, prandaj  në punishten e tij në “Etëra” Hristo Marinov punon në një tezgjah vertikal 120 vjeçar dhe me vegla, disa prej të cilave datojnë që nga koha e Rilindjes. Ajo që është e krijuar nga duart e tij zbukuron shtëpitë jo vetëm në atdhe, por edhe në Evropë, Japoni, Australi.

Përpilues: Diana Cankova (sipas reportazhit të Velina Mahlebashieva, korrespondent i BNR-së në Gabrovo)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/gabrovo.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD