Në bazë të një Urdhri Hetim Evropian nga Gjermania, Prokuroria e qytetit të Sofjes dhe policia po hetojnë një grup ndërkombëtar të krimit të organizuar për mashtrim me instrumente financiare. Aksioni u koordinua me Eurojust dhe Europol, njoftoi prokuroria.
Një rrjet mashtrimi i kriptomonedhave, krimit tatimor dhe pastrimit të parave që vepron nga Bullgaria, Qiproja dhe Serbia u shkatërrua. Rrjeti ka mashtruar viktima të shumta në Gjermani, Zvicër, Austri, Australi dhe Kanada me përmasë dhjetëra milionë euro.
Gjatë aksionit në Gjermani, Bullgari, Qipro dhe Serbi, u kontrolluan 4 qendra telefonike dhe 18 vende të tjera me 250 vende pune, u morën në pyetje më shumë se 250 persona, u sekuestruan më shumë se 150 kompjuterë dhe shumë bartës të dhënash dhe valutë. 14 persona u arrestuan në Serbi dhe një në Gjermani.
Aksioni në Sofje preku kompaninë tregtare të kriptove NEXO. Në qëndrimin e kompanisë theksohet se nuk zhvillojnë aktivitete në Bullgari dhe se do të ngrenë padi kundër autoriteteve për dështimin e biznesit të tyre.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..