Hotelierët në rajonin e Velingradit raportojnë sezonin më të fortë të dimrit të katër viteve të fundit, për shkak të anulimit të kufizimeve anti-epidemike dhe dimrit të ngrohtë. Aktualisht, në qytet dhe në Rodopet Perëndimore ka po aq turistë sa para pandemisë. Kështu deklaroi Zllatko Zllatanov, kryetar i Shoqatës së Hotelierëve dhe Pronarëve të Restoranteve në Velingrad në një intervistë për BNR-Plovdiv.
Sipas tij, kur ka borë, turistët preferojnë vendpushimet e skive në Bansko, Borovec dhe Pamporovo, por kur është ngrohtë dhe pa borë, ata vizitojnë Velingradin për të përdorur burimet minerale dhe pishinat lokale.
Baza e shtratit në qytet, i njohur edhe si spa-kryeqyteti i Ballkanit, është i zënë ndërmjet 70 dhe 80%, dhe kjo pas festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, pohon Zllatanov. Ai shtoi se, përveç turistëve, vijnë edhe shumë të huaj – pronarë të apartamenteve në rajon - kryesisht qytetarë nga Greqia dhe Turqia fqinje. Kryetari i Shoqatës lokale të Hotelierëve dhe Pronarëve të Restoranteve është i bindur se nuk do të ketë rritje të re të çmimeve në qytetin turistik në të ardhmen e afërt. "Çmimet nuk do të rriten nëse nuk ka ngjarje të jashtëzakonshme", përfundoi Zllatko Zllatanov.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Madani, i njohur si një qytet minierash, e ka kthyer jetesën e popullsisë vendase në një atraksion turistik falë një muzeu. Pikërisht 40 vjet pas ndërprerjes së punës, miniera vendase zgjohet për një jetë të re duke kujtuar të kaluarën e..
Bullgaria po vendoset gjithnjë e më shumë si një destinacion i preferuar për turizmin balneo dhe spa gjatë gjithë vitit. Sipas të dhënave nga Sistemi i Unifikuar i Informacionit Turistik, mbi 13% e turistëve të regjistruar në Bullgari preferuan në..
Nuk ka personalitet më të padiskutueshëm dhe më frymëzues për ne, bullgarët, se Apostulli i Lirisë Vasill Levski. 150-vjetori i vdekjes së tij tragjike është një rast për të nderuar këtë ikonë të ndritshme bullgare duke vizituar disa nga vendet më..