Hotelierët në rajonin e Velingradit raportojnë sezonin më të fortë të dimrit të katër viteve të fundit, për shkak të anulimit të kufizimeve anti-epidemike dhe dimrit të ngrohtë. Aktualisht, në qytet dhe në Rodopet Perëndimore ka po aq turistë sa para pandemisë. Kështu deklaroi Zllatko Zllatanov, kryetar i Shoqatës së Hotelierëve dhe Pronarëve të Restoranteve në Velingrad në një intervistë për BNR-Plovdiv.
Sipas tij, kur ka borë, turistët preferojnë vendpushimet e skive në Bansko, Borovec dhe Pamporovo, por kur është ngrohtë dhe pa borë, ata vizitojnë Velingradin për të përdorur burimet minerale dhe pishinat lokale.
Baza e shtratit në qytet, i njohur edhe si spa-kryeqyteti i Ballkanit, është i zënë ndërmjet 70 dhe 80%, dhe kjo pas festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, pohon Zllatanov. Ai shtoi se, përveç turistëve, vijnë edhe shumë të huaj – pronarë të apartamenteve në rajon - kryesisht qytetarë nga Greqia dhe Turqia fqinje. Kryetari i Shoqatës lokale të Hotelierëve dhe Pronarëve të Restoranteve është i bindur se nuk do të ketë rritje të re të çmimeve në qytetin turistik në të ardhmen e afërt. "Çmimet nuk do të rriten nëse nuk ka ngjarje të jashtëzakonshme", përfundoi Zllatko Zllatanov.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga data 20 korrik deri më 8 gusht do të vazhdojë ecja më e gjatë malore në Bullgari - Kom-Emine, e organizuar nga Federata Bullgare e Turizmit. Për të 70-tën herë, pjesëmarrësit do të ecin 650 kilometra në 20 ditë përgjatë kreshtës së malit Stara..
Në ujërat e Gjirit të Varnës do të mbahet gara “Varna 200” për varka me vela. Fillimi është më 12 korrik nga Stacioni Detar i Varnës. Gara është 200 milje në Detin e Zi përgjatë bregdetit bullgar. Regata është unike në këtë që është më e gjata dhe më..
Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të saj, shoqata “Malësori i Ri” – Petriç i vuri vetes për qëllim ngjitjen e të gjitha majave më të larta të maleve në Bullgari, transmetoi BTA. Iniciativa i përket një grupi fëmijësh. Deri më tani adhuruesit e..