Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Greqia do të lobojë për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen

Foto: arkiv

Greqia po merr iniciativë për pranimin sa më të shpejtë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, u bë e qartë pas takimit në Sofje të ministrit të brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev me ministrin grek të emigracionit dhe azilit, Notis Mitaraçi. Demerxhiev është optimist se pranimi i Bullgarisë në Shengen do të përfundojë në mesin e vitit 2023.

“Unë dhe homologu im grek diskutuam gjithashtu mënyrat se si duhet të mbrohen kufijtë e jashtëm të BE-së. Ne kemi arritur një konsensus dhe mendojmë se Komisioni Evropian duhet të mbështesë vendet tona”, tha Demerxhiev.

Të dyja vendet besojnë se dialogu me Turqinë është çelësi i suksesit të përpjekjeve të tyre për të trajtuar migracionin ilegal dhe Bullgaria do të jetë ndërmjetëse në dialog, shpjegoi Demerxhiev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kunçev

Angell Kunçev: Jemi në fillimin e një epidemie kombëtare të kollës së mirë

Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...

botuar më 24-04-25 10.17.PD
Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD