Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ditën e Shën Antonit të Madh mbrohemi nga sëmundjet dhe hekurpunuesit festojnë

Foto: arkiv

Kisha Ortodokse kremton Shen Antonin e Madh, një nga themeluesit e murgjërisë. Sipas legjendës, ai lindi në vitin 251 dhe jetoi 105 vjet. Pas një lufte të gjatë shpirtërore, ai arriti shenjtërinë dhe u nderua nga Zoti me dhuratën e shërimit. Shën Antoni luftoi në mënyrë aktive kundër herezisë së arianëve.

Në Ditën e Shën Antonit festojnë më shumë se 80 000 bartës të emrave Anton, Antonia dhe Andon, Donika, Donço, Donka, Donna, Tonço, Tonka, Tonko, Tonja, Toni.

Në kalendarin popullor, Dita e Shën Antonit festohet për të mbrojtur kundër sëmundjeve. Sipas legjendës, ka pasur dy vëllezër binjakë, Antoni dhe Athanasi,  të cilët kanë shpikur darët e farkëtarit. Prandaj, ditët e emrit të tyre festohen njëra pas tjetrës dhe këto ditë festojnë të gjithë farkëtarët, punuesit e thikave dhe hekurpunuesit.


Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e pelegrinazhit

Bota ortodokse feston të Hënën e Ndritshme

Sot është e Hëna e Ndritshme, dita e parë e Javës së Ndritshme. Ashtu si Java e Madhe , edhe e Hëna e Ndritshme lidhet me ngjarjen më të madhe për të krishterët - Ngjalljen e Krishtit . Quhet e ndritshme për shkak të dritës së festës së së..

botuar më 23-04-17 10.29.PD

Ringjallja e Krishtit – arsyeja më frymëzuese për gëzim

“ Në qoftë se Krishti me të vërtetë nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë edhe besimi juaj është i kotë ”, thotë Shën Apostulli Pal në letrën e tij të parë drejtuar Korintasve. Mishërimi i Krishtit dhe kulmi i veprës së Tij shëlbuese -..

botuar më 23-04-16 5.15.PD

144 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Tërnovos

Më 16 prill mbushen 144 vjet nga e miratimi i Kushtetutës së Principatës së Bullgarisë, e quajtur ndryshe edhe Kushtetuta e Tërnovos. Novatore dhe progresive për kohën e saj, ajo u krijua nga bullgarë që morën arsimin e lartë në universitetet kryesore..

botuar më 23-04-16 5.05.PD