Etiketa e mjaltit duhet të tregojë vendin në të cilin është nxjerrë produkti, thuhet në një kërkesë të re të një urdhërese të Këshillit të Ministrave. Qëllimi është mbrojtja e shëndetit dhe e të drejtave të konsumatorëve, si dhe lehtësimi i aksesit në produkte me cilësi të lartë. Dokumenti përcakton gjithashtu karakteristikat e mjaltit - ai nuk mund të përmbajë aditivë ushqimorë.
Bletarët e mirëpresin masën e origjinës, por i bëjnë thirrje Agjencisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore të forcojë kontrollin, pasi mjalti i lirë dhe me cilësi të ulët shpesh importohet nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, i cili ripaketohet dhe shitet si bullgar. Në të njëjtën kohë, “Bletarët e lirë bullgarë” – organizata më e madhe në këtë degë me struktura në 18 komuna, bëri të ditur se problemet në sektor janë të mëdha. Duhen ndryshime urgjente nga specialistë kompetentë për të ndërhyrë dhe për të menaxhuar në mënyrë adekuate, paralajmërojnë prodhuesit e mjaltit.
Bletarët nxjerrin në pah një kërcënim serioz ekologjik me pasoja afatgjata, siç është leja e përkohshme për përdorimin e pesticideve neonikotinoide në Bullgarinë Veriore. “Në këtë rast bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin jo vetëm të bletëve, por edhe të njerëzve. Dhe ne si organizatë bletari dalim të mbrojmë si interesat e bletarëve bullgarë ashtu edhe të qytetarëve bullgarë”, thotë Jasen Janev, kryetar i organizatës së bletarëve. Sipas tij, arsyeja e përjashtimit të lejuar me pesticidet e ndaluara është paaftësia e prodhuesve të drithërave për t’u marrë me hundëgjatëve të misrit dhe lulediellit.
“Farat e trajtuara me pesticide të tilla bien në tokë - shpjegon bletari. - Qëndrueshmëria e pesticideve është të paktën 19 vjet dhe ne mund t’i marrim përmes ujit, ushqimit, ajrit. Në të njëjtën kohë, ato janë të tretshme në ujë gjatë gjithë gjatësisë së bimës. Dhe kur bletët marrin nektarin nga luledielli ose polenin nga misri, ato ngordhin.”
Një problem tjetër që raportojnë bletarët është çmimi jashtëzakonisht i ulët i blerjes së mjaltit, ndonëse përdoruesit përfundimtarë blejnë një kilogram të eliksirit të bletës për 12-15 leva.
“Për momentin po bëhen manipulime të mëdha për këtë çmim – thekson Jasen Janev. - Fjala është për çmimin e blerjes së mjaltit 4.50-4.80 leva për shkak të spekulatorëve që abuzojnë me punën e bletarëve. Prandaj, përmes një letre drejtuar presidentit, po i drejtohemi institucioneve përkatëse – Ministrisë së Ekonomisë, Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, me pyetjen se a ka kartel në vendin tonë. Përgjigjet e marra do t’i paraqesim në Komisionin Evropian për Bujqësi dhe në Prokurorinë Evropiane, pasi kjo që po ndodh është krim kundër popullit bullgar. Është e pashpjegueshme pse ne kemi çmimin më të ulët të blerjes, duke qenë se nuk është i njëjtë në Rumani, Serbi, Greqi, Turqi, madje edhe në Gjeorgji dhe Azerbajxhan – në anën tjetër të Detit të Zi”.
Në letrën e tyre drejtuar kreut të shtetit, prodhuesit kërkojnë që Ministria e Bujqësisë të ndryshojë urgjentisht Këshillin Konsultativ të Bletarisë dhe në të ardhmen komuniteti akademik të përcaktojë politikën në këtë sektor. Ata gjithashtu duan të marrin informacion për strukturat që kanë thithur miliona leva për të reklamuar mjaltin bullgar. “Nuk është e mundur që disa njerëz të dalin dhe të flasin pa kuptim në media përgjithmonë”, argumentoi Jasen Janev. Dhe i bën një sfidë gazetarëve – kur në “Fletoren e Shtetit” botohet rregullorja e re e Këshillit të Ministrave, të shkojnë së bashku për të kontrolluar për t’u siguruar që edhe atëherë do të ofrohet glukozë në vend të mjaltit të pastër.
Përpilues: Diana Cankova (sias intervistës së Vanja Sllavova nga BNR, Varna)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” zë vendin e 952-të nga gjithsej 20 531 institucione të arsimit të lartë në botë të përfshira në klasifikimin e Qendrës për Renditjen e Universiteteve Botërore (Center for World University Rankings) për..
Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev doli në një konferencë për shtyp, të thirrur prej tij, me dorëheqjen e tij në dorë dhe një stilolaps, pas së cilës ai e grisi dorëheqjen. “Duke ardhur nga SHBA, më ftuan të jepja dorëheqjen deri në orën 10.00...
Ultramaratonisti me famë botërore Krasi Georgiev për të dymbëdhjetën ditë po jeton i izoluar në një kafaz xhami në qendër të Sofjes. Ai është simbol i kafazit digjital në të cilin njeriu modern vendoset duke u bërë subjekt i rrjeteve sociale...
Ekspozita “Frymëzime të njohura dhe të panjohura IV” hapet më 31 maj, në Sallën e Mermerit të BNR-së në prag të festës së fëmijëve. Ekspozita organizohet..
Bullgaria do të duhet të respektojë elemente të veçanta të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe..