Me ndryshimet e leximit të dytë në Ligjin e Migracionit dhe Lëvizshmërisë së Punës, parlamenti prezantoi një regjim fleksibël të mundësive të punës në distancë dhe mundësive të udhëtimeve të biznesit afatgjata dhe afatshkurtra, përfshirë në territorin e BE-së. Hiqet kërkesa për arsim të lartë për punëtorët që janë të nevojshëm për ekonominë tonë.
Mbajtësit e “kartës blu” mund të ushtrojnë aktivitet edhe si persona të vetësiguruar. U ndryshuan edhe Ligji për të huajt në Republikën e Bullgarisë, Ligji për nxitjen e punësimit, Ligji për dokumentet personale bullgare, Ligji për sigurimin shëndetësor. Informatat janë nga reporteri Daniell Inkov.
Komisioni Evropian e ka shpallur vitin 2023 Vitin e Aftësive për të nxitur mësimin gjatë gjithë jetës dhe për të mbështetur inovacionin. Arsimi dhe inovacioni ishin temat e një dialogu civil javën e kaluar në Sofje me Komisioneren Evropiane..
Më 16 maj në Tiranë u zhvilluan konsultime politike mes ministrive të jashtme të Bullgarisë dhe Shqipërisë, njofton MPJ bullgare. Gjatë bisedimeve u theksuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi, turizëm, arsim dhe shkencë. Në..
Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” zë vendin e 952-të nga gjithsej 20 531 institucione të arsimit të lartë në botë të përfshira në klasifikimin e Qendrës për Renditjen e Universiteteve Botërore (Center for World University Rankings) për..
Më 28 maj, shënojmë Ditën e Parqeve në Bullgari, të caktuar nga Ministria e Mjedisit dhe Ujit gati një çerek shekulli më parë, në vitin 1999. Në vendin..