Me ndryshimet e leximit të dytë në Ligjin e Migracionit dhe Lëvizshmërisë së Punës, parlamenti prezantoi një regjim fleksibël të mundësive të punës në distancë dhe mundësive të udhëtimeve të biznesit afatgjata dhe afatshkurtra, përfshirë në territorin e BE-së. Hiqet kërkesa për arsim të lartë për punëtorët që janë të nevojshëm për ekonominë tonë.
Mbajtësit e “kartës blu” mund të ushtrojnë aktivitet edhe si persona të vetësiguruar. U ndryshuan edhe Ligji për të huajt në Republikën e Bullgarisë, Ligji për nxitjen e punësimit, Ligji për dokumentet personale bullgare, Ligji për sigurimin shëndetësor. Informatat janë nga reporteri Daniell Inkov.
Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev doli në një konferencë për shtyp, të thirrur prej tij, me dorëheqjen e tij në dorë dhe një stilolaps, pas së cilës ai e grisi dorëheqjen. “Duke ardhur nga SHBA, më ftuan të jepja dorëheqjen deri në orën 10.00...
Ultramaratonisti me famë botërore Krasi Georgiev për të dymbëdhjetën ditë po jeton i izoluar në një kafaz xhami në qendër të Sofjes. Ai është simbol i kafazit digjital në të cilin njeriu modern vendoset duke u bërë subjekt i rrjeteve sociale...
Në një forum diskutimi mbi krizën demografike, sociologu nga agjencia AFIS Jurij Asllanov njoftoi se çdo vit popullsia e Bullgarisë zvogëlohet me më shumë se 50 000 njerëz, që është e barabartë me një qytet të madh me madhësinë e një qendre rajonale...
“Nëse liria do të thotë diçka, kjo është e drejta për t’u thënë njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.” Ky citim është i gdhendur pranë..
Një ekspozitë e madhe retrospektive e animatorit dhe regjisor bullgar me famë botërore Teodor Ushev do të jetë e hapur për vizitorët nga sot në..