Sekretari i klubit kulturor bullgar “Mbreti Boris III” në Ohër është rrahur mbrëmë dhe me nofullën e thyer është dërguar në spital, informoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Është konstatuar se kanë qenë tre sulmues dhe janë identifikuar. Në përgjigje të sulmit, eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev bëri thirrje në profilin e tij në Facebook për t'i dhënë fund dhunës, urrejtjes dhe diskriminimit. “Pres një përgjigje të menjëhershme nga autoritetet në të dyja vendet! Kjo situatë është e patolerueshme”, ka theksuar Kovaçev duke shtuar se këtë atmosferë urrejtjeje e ka krijuar klasa politike, mediat dhe rrethet akademike. Kovaçev ka biseduar në telefon me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Si kundërpërgjigje ndaj sulmit brutal, në faqen e klubit kulturor bullgar “Ivan Mihajllov” në Manastir shkruan se po të quhesh bullgar në Maqedoni kjo do të thotë sulme barbare dhe rrahje. "Tani sulmuesit do t'i dënojnë me kusht si Lambe (Alabakovski) dhe sulmet do të vazhdojnë edhe më të egra!" Është koha që Bullgaria të kujdeset për bullgarët që nuk jetojnë në vendlindje!”, kanë shkruar përfaqësuesit e klubit në Manastir.
Ministria e Drejtësisë javën e ardhshme do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë kundër prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev, tha ministri i drejtësisë Krum Zarkov. Me dorëheqjen e kërkuar nga Geshev, kandidatja e GERB-it për kryeministre Maria..
Ekziston një mospërputhje mes qëndrimit zyrtar të Maqedonisë së Veriut të paraqitur në Bullgari dhe të dhënave në sistemin e saj kufitar. Ministri i punëve të jashtme, Ivan Kondov, në një konferencë për shtypin në Ministrinë e Jashtme, bëri të ditur..
Konferenca e radhës ndërqeveritare në Bashkimin Evropian me institucionet evropiane nuk do të mbahet derisa bullgarët të përfshihen në ligjin bazë të Maqedonisë së Veriut. Kështu iu përgjigj nënpresidentja Ilijana Jotova pyetjes se si Bullgaria i..