Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hije të çuditshme provokojnë shikuesit e filmit të ri bullgar "Janari"

Foto: Facebook/ Portokal

"Dy burra dhe një sorrë, të mbyllur në një stuhi dëbore në fund të botës, përpiqen të zgjidhin një mister duke u zhytur në të ngadalë..."

Nga 20 janari në kinematë bullgare shfaqet filmi i ri bullgar "Janari", bazuar në dramën me të njëjtin emër të Jordan Radiçkov - shkrimtarit bullgar, dy herë i nominuar për Çmimin Nobel për Letërsinë, veprat e të cilit janë përkthyer në mbi 35 gjuhë.

Filmi është një bashkëprodhim midis Bullgarisë, Portugalisë dhe Luksemburgut dhe është debutimi në kinematografinë artistike për regjisorin Andrej Paunov, të cilin publiku në vendin tonë e njeh për historitë e tij të jashtëzakonshme dokumentare.

Filmi “Janari” takohet me publikun bullgar në muajin e parë të vitit, i cili jo rastësisht quhet “muaji i Radiçkovit”. Janari është edhe muaji i kinemasë bullgare, pasi ajo e feston ditëlindjen më 13 janar.

Vetë Andrej Paunov thotë për veprën e tij të re se ajo na tregon për atë që e befason secilin prej nesh - "frika nga e papritura, tensioni nga fakti se jeta është më e thellë, më e madhe dhe më komplekse sesa jemi të përgatitur të pranojmë, tmerri nga e keqja që ndoshta fshihet në çdo hap, i ftohti, errësira, hijet në secilin prej nesh për të cilat ne vazhdojmë të shpresojmë se nuk do të përballemi kurrë."

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Namik Dokle

Në Akademinë Bullgare të Shkencave u prezantua një roman shqip për fatin e Gorës dhe goranëve

Libri i shkrimtarit Namik Dokle “Atje ku dielli lind dy herë” u prezantua në Akademinë Bullgare të Shkencave (BAN). Veprimtaria është iniciativë e Institutit të Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, Rrethit Kulturor “Familja..

botuar më 23-04-13 11.14.PD

Një pllakë përkujtimore u vendos te monumenti i Hristo Botevit në Havana

Në monumentin e Hristo Botevit në kryeqytetin e Kubës është vendosur një pllakë bronzi me mbishkrimin “Ai që bie në luftë për liri, ai nuk vdes”. Kështu, busti i revolucionarit, i cili qëndron në pjesën historike të Havanës së Vjetër, tashmë është..

botuar më 23-04-08 9.15.PD

UNESCO nderoi artisten e re Viktoria Ivanova

Një vizatim i një artisteje të re nga Pleveni është vlerësuar me çmimin më të lartë në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore të organizuar nga Qendra e UNESCO-s në qytetin francez të Troyes. Vizatimi pastel "Legjenda e një dordoleci" i solli..

botuar më 23-04-05 10.54.PD