"Dy burra dhe një sorrë, të mbyllur në një stuhi dëbore në fund të botës, përpiqen të zgjidhin një mister duke u zhytur në të ngadalë..."
Nga 20 janari në kinematë bullgare shfaqet filmi i ri bullgar "Janari", bazuar në dramën me të njëjtin emër të Jordan Radiçkov - shkrimtarit bullgar, dy herë i nominuar për Çmimin Nobel për Letërsinë, veprat e të cilit janë përkthyer në mbi 35 gjuhë.
Filmi është një bashkëprodhim midis Bullgarisë, Portugalisë dhe Luksemburgut dhe është debutimi në kinematografinë artistike për regjisorin Andrej Paunov, të cilin publiku në vendin tonë e njeh për historitë e tij të jashtëzakonshme dokumentare.
Filmi “Janari” takohet me publikun bullgar në muajin e parë të vitit, i cili jo rastësisht quhet “muaji i Radiçkovit”. Janari është edhe muaji i kinemasë bullgare, pasi ajo e feston ditëlindjen më 13 janar.
Vetë Andrej Paunov thotë për veprën e tij të re se ajo na tregon për atë që e befason secilin prej nesh - "frika nga e papritura, tensioni nga fakti se jeta është më e thellë, më e madhe dhe më komplekse sesa jemi të përgatitur të pranojmë, tmerri nga e keqja që ndoshta fshihet në çdo hap, i ftohti, errësira, hijet në secilin prej nesh për të cilat ne vazhdojmë të shpresojmë se nuk do të përballemi kurrë."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pakkush ndoshta e ka dëgjuar emrin e Alexander Epplerit - një amerikan me origjinë ruse, i dashuruar me Bullgarinë dhe kavallin (fyellin) bullgar. Që në adoleshencë ai u zhyt në magjinë e folklorit tonë, duke marrë pjesë në një koncert të një ansambli..
Pas festimit të Ditës Ndërkombëtare të Kërcimit si koreograf i shfaqjeve franceze në Stara Zagora, artisti bullgar Hristijan Bakallov ndodhet tani në Plovdiv si “regjisor” i botës rreth nesh. Tre hapësira urbane ikonike në Plovdiv - Baza e Vozitjes,..
Vendi ynë ka vendin e tij në edicionin e 76-të të Festivalit të Filmit në Kanë. Stenda përfaqësuese bullgare (pavijoni 131) ndahet me Qipron dhe gjashtë vende të tjera të Ballkanit - Bosnjë dhe Hercegovinën, Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Malin e Zi..
Pjesa e tretë e projektit kombëtar "Unë jam bullgare!" të fotografit Radosllav Përvanov do të hapet më 8 qershor para Studios së Parë në ndërtesën e..