Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Ndihmës së Maternitetit - një festë në të cilën ka lot gëzimi dhe dashurie

Foto: pixabay

21 janar - këtë ditë në Bullgari nderojmë të gjithë specialistët që ndihmojnë që jeta të shfaqet në botën e bardhë. Secili prej nesh duhet të ndiejë mirënjohje ndaj mamive, mjekëve obstetër-gjinekologë, neonatologëve dhe të gjithë specialistëve që punojnë në sferën e maternitetit dhe kujdesit të foshnjave. Dita e Ndihmës së Maternitetit festohet që nga viti 1951, kur me një dekret të Kuvendit Popullor u caktua data 21 janar në përputhje me festën e Ditës së Gjyshes /stili i vjetër/. 

Tradita

Festa nis herët në mëngjes me rituale solemne në të gjitha repartet e gjinekologjisë të spitaleve dhe klinikave në vend.

"Lumturia në profesion – ajo është si e kripura dhe e ëmbla, njeriu zgjedh se çfarë të provojë, sepse ka si momente lumturie, ashtu dhe vështirësi, por ne u kushtojmë vëmendje momenteve të lumtura dhe kështu ato shumohen" - thotë mamia Nadezhda Stamenova nga spitali “Nadezhda” (“Shpresa”) në eterin e BNR-Radio Sofja. Kolegët e cilësojnë si një specialiste jashtëzakonisht të përkushtuar që kërkon një qasje moderne për të ndihmuar nënat dhe të porsalindurit e ardhshëm. Ajo vetë thotë se profesioni i saj është unik: "Nuk është vetëm kujdesi mjekësor, por që je aty dhe prek jetën e re, fillimin e lumturisë së njerëzve - kjo është ajo që e bën këtë profesion të ndryshëm nga të gjitha të tjerat."

Nadezhda Stamenova

Bullgarët që jetojnë në anën tjetër të globit, por kthehen për të lindur fëmijën e tyre në shtëpi, në Bullgari, shpesh vijnë tek ajo në spital. “Kjo është një njohje e madhe për ne”, shton Nadezhda Stamenova, “sepse sado pesimiste të jemi, në Bullgari kujdesi për gratë bullgare, gratë shtatzëna dhe foshnjat është në një nivel të mirë në shumicën e reparteve të gjinekologjisë në vend.

21 janari është festë edhe për dr. Emill Abaxhiev, shef i Departamentit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Spitalin Multidisiplinar në Tërgovishte, i cili i ka kushtuar më shumë se 30 vjet prej jetës së tij profesionit. Dr. Abaxhiev thotë se gjëja më e mahnitshme në punën e tij është të shohë se si një gr