Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Ndihmës së Maternitetit - një festë në të cilën ka lot gëzimi dhe dashurie

Foto: pixabay

21 janar - këtë ditë në Bullgari nderojmë të gjithë specialistët që ndihmojnë që jeta të shfaqet në botën e bardhë. Secili prej nesh duhet të ndiejë mirënjohje ndaj mamive, mjekëve obstetër-gjinekologë, neonatologëve dhe të gjithë specialistëve që punojnë në sferën e maternitetit dhe kujdesit të foshnjave. Dita e Ndihmës së Maternitetit festohet që nga viti 1951, kur me një dekret të Kuvendit Popullor u caktua data 21 janar në përputhje me festën e Ditës së Gjyshes /stili i vjetër/. 

Tradita

Festa nis herët në mëngjes me rituale solemne në të gjitha repartet e gjinekologjisë të spitaleve dhe klinikave në vend.

"Lumturia në profesion – ajo është si e kripura dhe e ëmbla, njeriu zgjedh se çfarë të provojë, sepse ka si momente lumturie, ashtu dhe vështirësi, por ne u kushtojmë vëmendje momenteve të lumtura dhe kështu ato shumohen" - thotë mamia Nadezhda Stamenova nga spitali “Nadezhda” (“Shpresa”) në eterin e BNR-Radio Sofja. Kolegët e cilësojnë si një specialiste jashtëzakonisht të përkushtuar që kërkon një qasje moderne për të ndihmuar nënat dhe të porsalindurit e ardhshëm. Ajo vetë thotë se profesioni i saj është unik: "Nuk është vetëm kujdesi mjekësor, por që je aty dhe prek jetën e re, fillimin e lumturisë së njerëzve - kjo është ajo që e bën këtë profesion të ndryshëm nga të gjitha të tjerat."

Nadezhda Stamenova

Bullgarët që jetojnë në anën tjetër të globit, por kthehen për të lindur fëmijën e tyre në shtëpi, në Bullgari, shpesh vijnë tek ajo në spital. “Kjo është një njohje e madhe për ne”, shton Nadezhda Stamenova, “sepse sado pesimiste të jemi, në Bullgari kujdesi për gratë bullgare, gratë shtatzëna dhe foshnjat është në një nivel të mirë në shumicën e reparteve të gjinekologjisë në vend.

21 janari është festë edhe për dr. Emill Abaxhiev, shef i Departamentit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Spitalin Multidisiplinar në Tërgovishte, i cili i ka kushtuar më shumë se 30 vjet prej jetës së tij profesionit. Dr. Abaxhiev thotë se gjëja më e mahnitshme në punën e tij është të shohë se si një grua e percepton faktin që është bërë nënë.

“Prindërit e mi janë mjekë - babai im është mjek obstetër-gjinekolog, nëna ime ishte shefe e sektorit të neonatologjisë për një kohë të gjatë dhe më pas e departamentit të pediatrisë në spitalin tonë. Kështu qe unë nuk njoh një jetë tjetër veçse ajo mes njerëzve të këtij profesioni.”

Dr. Emill Abaxhiev me modesti e përkufizon veten si një person për të cilin nuk ka asgjë tjetër për të thënë, përveç se i kushton pak kohë familjes dhe shumë më tepër punës. Mungesat e tij më të gjata në punë janë për një fundjavë, kur udhëton diku në Bullgari për të parë diçka të re nga bukuria e atdheut tonë. Ai është i lumtur që ka një grua që e mbështet dhe kujdeset për familjen:

Dr. Emill Abaxhiev

“Gratë janë me të vërtetë kujdestaret e familjes. Janë njerëzit që e organizojnëfamiljen dhe arrijnë t'i bëjnë të tjerët që i rrethojnë të ndihen rehat. Jam me fat që kam një grua të tillë. Sa për pyetjen nga e marr energjinë time - gjithmonë kam menduar se ka gjëra që duhen bërë dhe në jetën e mjekëve nuk duhet të ketë ankesa të vogla si - sa i lodhur jam tani. Në profesionin tonë ndonjëherë bëhet fjalë për minuta shumë të vlershme dhe nuk mund të jesh i lodhur. Për të qenë në gjendje të ndihmosh njerëzit që vijnë tek ti jo nga kënaqësia, por nga nevoja, duhet të jesh adekuatme situatën. Kam pasur shumë herë mundësinë ta ndërroj spitalin në qytetin tim të Tërgovishtës dhe të shkoj në një vend më prestigjioz, por nuk mendoj se kjo do të ishte më e dobishme për mua dhe ndiej përgjegjësi ndaj vendit ku jam rritur. Dhe nëse mund t'i ndihmoj njerëzit këtu me ndonjë gjë, ky është profesioni, ajo që bëj më së miri."

Përgatiti në shqip:Vesella Mançeva

Përpiloi: Gergana Mançeva /është përdorur intervista e Ivelina Ivanovës, BNR-Shumen/

Foto: BGNES, BNR, arkiv, pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD