Një investim i ri francez me vlerë 15 milionë leva u përurua me një ceremoni në qytetin Kërxhali (Bullgari Jugore). Ky është zgjerimi i tretë radhazi i fabrikës së kompanisë Serta Bulgaria. Investimi do të hapë 100 vende të reja pune.
"Ky bashkëpunim është një nga shembujt e shumtë pozitivë në marrëdhëniet ekonomike francezo-bullgare. Në dy dekada, kjo ndërmarrje është bërë e dyta më e madhe në sektor dhe sot ofron punësim për 700 persona", tha ministri i ekonomisë dhe industrisë, Nikolla Stojanov, i cili mori pjesë në ngjarje.
"Me njohuritë dhe aftësitë bullgare këtu krijohet prodhimi, i cili eksportohet në shumë vende të Bashkimit Evropian, si dhe në SHBA, Brazil, Argjentinë dhe Kinë", shtoi ministri.Uji i livandës dhe trëndafilit, ngjyra rozë dhe produktet kozmetike nga Bullgaria shkaktuan një bujë të vërtetë në ekspozitën më të vjetër tregtare në Evropë - "Java e Gjelbër Berlin", e cila u mbajt në fillim të vitit. Pikërisht aty, kompania e..
Një kompani ndërkombëtare po fillon ndërtimin e një fabrike për prodhimin e makinave të blinduara në Burgas, e cila do të krijojë 300 vende pune. Investimi është mbi 10 milionë euro. Montimi i makinerive të para do të fillojë në vitin 2024...
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, 30 për qind e shitësve në Bullgari janë të bindur se çmimet në vendin tonë do të vazhdojnë të rriten edhe në tre muajt e ardhshëm, edhe pse mallrat si vezët, perimet dhe bulmetrat arritën..