Një investim i ri francez me vlerë 15 milionë leva u përurua me një ceremoni në qytetin Kërxhali (Bullgari Jugore). Ky është zgjerimi i tretë radhazi i fabrikës së kompanisë Serta Bulgaria. Investimi do të hapë 100 vende të reja pune.
"Ky bashkëpunim është një nga shembujt e shumtë pozitivë në marrëdhëniet ekonomike francezo-bullgare. Në dy dekada, kjo ndërmarrje është bërë e dyta më e madhe në sektor dhe sot ofron punësim për 700 persona", tha ministri i ekonomisë dhe industrisë, Nikolla Stojanov, i cili mori pjesë në ngjarje.
"Me njohuritë dhe aftësitë bullgare këtu krijohet prodhimi, i cili eksportohet në shumë vende të Bashkimit Evropian, si dhe në SHBA, Brazil, Argjentinë dhe Kinë", shtoi ministri.Kompania saudite “Tawal” është në proces blerjeje 100% të infrastrukturës pasive të rrjeteve celulare të Kompanisë Bullgare të Telekomunikacioneve (BTK), të cilat janë në pronësi të “United Group.” Kjo u bë e qartë pas një takimi të ministrit të..
Në fund të vitit 2022, bullgarët kanë më shumë se 36 miliardë euro në banka. Kjo është një rritje prej 8.2% krahasuar me vitin 2021. Por depozitat e ekonomive familjare janë duke u tkurrur në numër me 2% për vitin dhe tani janë pothuajse 8.9..
Që në maj inflacioni do të bjerë nën 10%, parashikoi para Nova TV ushtruesi i detyrës së ministrit të ekonomisë, Nikolla Stojanov. Ai shtoi se është në rënie p;r muajin e shtatë dhe do të jetë një-shifror në verë. Sipas ministrit, ka të gjitha arsyet..