Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një investim francez në prodhimin e cilindrave hap 100 vende pune në Kërxhali

Foto: mi.government.bg

Një investim i ri francez me vlerë 15 milionë leva u përurua me një ceremoni në qytetin Kërxhali (Bullgari Jugore). Ky është zgjerimi i tretë radhazi i fabrikës së kompanisë Serta Bulgaria. Investimi do të hapë 100 vende të reja pune.

"Ky bashkëpunim është një nga shembujt e shumtë pozitivë në marrëdhëniet ekonomike francezo-bullgare. Në dy dekada, kjo ndërmarrje është bërë e dyta më e madhe në sektor dhe sot ofron punësim për 700 persona", tha ministri i ekonomisë dhe industrisë, Nikolla Stojanov, i cili mori pjesë në ngjarje.

"Me njohuritë dhe aftësitë bullgare këtu krijohet prodhimi, i cili eksportohet në shumë vende të Bashkimit Evropian, si dhe në SHBA, Brazil, Argjentinë dhe Kinë", shtoi ministri.

Më shumë nga rubrika

Inflacioni po bie dhe PPB po rritet, sipas statistikave kombëtare

Inflacioni në muajin prill u ngadalësua deri në 0.3% krahasuar me marsin dhe deri në 11.6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Që nga fillimi i vitit, inflacioni është 3%,..

botuar më 23-05-16 2.33.MD

Një rritje e lehtë e parashikimeve për rritjen ekonomike të Bullgarisë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim rriti parashikimet e saj për rritjen ekonomike të Bullgarisë në vitet 2023 dhe 2024, si dhe për rajonin e Evropës Juglindore. Rritja e ekonomisë bullgare pritet të jetë 1.3 për qind për vitin 2023 dhe 2.9 për..

botuar më 23-05-16 11.00.PD

Instituti Kombëtar i Statistikave: Rritje 17.3% e pagës mesatare në tremujorin e parë

Në tremujorin e parë të vitit 2023, paga mesatare u rrit me 17,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Rritja më e madhe është në aktivitetet e transportit, minierave, në ato..

botuar më 23-05-12 1.48.MD