Një investim i ri francez me vlerë 15 milionë leva u përurua me një ceremoni në qytetin Kërxhali (Bullgari Jugore). Ky është zgjerimi i tretë radhazi i fabrikës së kompanisë Serta Bulgaria. Investimi do të hapë 100 vende të reja pune.
"Ky bashkëpunim është një nga shembujt e shumtë pozitivë në marrëdhëniet ekonomike francezo-bullgare. Në dy dekada, kjo ndërmarrje është bërë e dyta më e madhe në sektor dhe sot ofron punësim për 700 persona", tha ministri i ekonomisë dhe industrisë, Nikolla Stojanov, i cili mori pjesë në ngjarje.
"Me njohuritë dhe aftësitë bullgare këtu krijohet prodhimi, i cili eksportohet në shumë vende të Bashkimit Evropian, si dhe në SHBA, Brazil, Argjentinë dhe Kinë", shtoi ministri.Qeveria miratoi një projekt-marrëveshje për kontributin financiar për një subvencion interesi të dhënë sipas instrumentit të Komisionit Evropian “Ndihmë makro-financiare+” në mbështetje të Ukrainës. BE-ja pritet të marrë hua nga tregjet e kapitalit..
Banka Kombëtare Bullgare /BNB/ rrit nga 1 maji normën kryesore të interesit në 2.77 për qind nga 2.47 për qind në prill. Më shumë se një herë, BNB ka paralajmëruar se rritja e kreditimit në vend mund të përkeqësojë portofolin në sistemin bankar. Një..
Në vitin 2022, kufiri i varfërisë për vendin në tërësi ishte mesatarisht 525.92 leva /268.43 euro/ për person familjar në muaj. Atëherë 1.572 milionë njerëz, ose 22.9% e popullsisë së vendit, ishin nën kufirin e varfërisë, sipas të dhënave nga..
Një nga kompanitë më të mëdha jordaneze në industrinë e minierave është e interesuar për një partneritet në këtë sektor në Bullgari. Kryetari i Bordit..