Një investim i ri francez me vlerë 15 milionë leva u përurua me një ceremoni në qytetin Kërxhali (Bullgari Jugore). Ky është zgjerimi i tretë radhazi i fabrikës së kompanisë Serta Bulgaria. Investimi do të hapë 100 vende të reja pune.
"Ky bashkëpunim është një nga shembujt e shumtë pozitivë në marrëdhëniet ekonomike francezo-bullgare. Në dy dekada, kjo ndërmarrje është bërë e dyta më e madhe në sektor dhe sot ofron punësim për 700 persona", tha ministri i ekonomisë dhe industrisë, Nikolla Stojanov, i cili mori pjesë në ngjarje.
"Me njohuritë dhe aftësitë bullgare këtu krijohet prodhimi, i cili eksportohet në shumë vende të Bashkimit Evropian, si dhe në SHBA, Brazil, Argjentinë dhe Kinë", shtoi ministri.Në vitin 2022, kufiri i varfërisë për vendin në tërësi ishte mesatarisht 525.92 leva /268.43 euro/ për person familjar në muaj. Atëherë 1.572 milionë njerëz, ose 22.9% e popullsisë së vendit, ishin nën kufirin e varfërisë, sipas të dhënave nga..
Për 3 muajt e fundit, të ardhurat e nevojshme për të mirëmbajtur 1 person janë rritur me 3.1%. Në bazë vjetore me 14.6%, sipas monitorimit të çmimeve të konsumit dhe pagave nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Paratë për të..
Në vitin 2022, rritja më e madhe e pagesës mesatare për një orë brenda BE-së u regjistrua në Hungari (16.4%) dhe Bullgari (15.5%), dhe më e ulëta - në Danimarkë (2.2%), sipas të dhënave të Eurostat. Megjithatë, vendi ynë është në fund të renditjes..