Formacionet e përfaqësuara në parlament tashmë po përgatiten të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin e 49-të më 2 prill dhe të demonstrojnë optimizëm për rezultatet e tyre të ardhshme.
"Ne do të kërkojmë dimensionet lokale të problemeve dhe mundësive. Do të kërkojmë një formulë politike që do të çojë në formimin e shumicës qeverisëse në parlament", tha Tomisllav Donçev, nënkryetar i GERB. Prioritet për partinë do të jetë edhe reforma në drejtësi.
Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Asen Vasilev po zhvillon negociata për partneritet me "Bullgarinë Demokratike" me kusht që ai të forcohet me një marrëveshje me shkrim. "Ne po punojmë në mënyrë aktive me “Bullgarinë Demokratike, që të bëhet bashkimi me ta, por edhe me të gjitha organizatat dhe partitë e tjera civile me të cilat kemi një vizion të përbashkët për Bullgarinë," shpjegoi Vasilev.
"Do të formojmë konfigurime parazgjedhore dhe paszgjedhore që do t'u japin qytetarëve bullgar një opsion të qartë për të votuar për një qeveri demokratike dhe reformiste", siguroi Hristo Ivanov nga “Bullgaria Demokratike”.
Atdhetarët e “Vëzrazhdane” me lider Kostadin Kostadinov janë plot ambicie për t’u kthyer nga forca e katërt në forcën e parë politike.
“Ne po e vazhdojmë politikën tonë. E mbështesim përfundimin e projektit të centralit aromik "Belene" dhe zgjerimin e centralit atomik “Kozloduj”, tha Rumen Geçev nga Partia Socialiste Bullgare (BSP).
"Ngritja Bullgare" do të vendosë në një këshill në çfarë formati do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme, njoftoi kreu i saj Stefan Janev.
Aktualisht Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) po hesht.“Sekreti i ndryshimit është të përqendroni të gjithë energjinë tuaj jo në luftimin e së vjetrës, por në ndërtimin e së resë”, ka thënë Sokrati. Edhe në Bullgari ne duam ndryshim, por nuk ndalemi së luftuari me fantazmat e së kaluarës. Vitin e..
Si do që të jetojë bullgari, zgjedhjet po vijnë... Sot, pikërisht në orën 7:00 filloi dita e zgjedhjeve, në të cilat për të pestën herë në dy vitet e fundit duhet të formojmë me votën tonë organin legjislativ të shtetit. Më shumë se 6 milionë..
Greqia është e vendosur të përfundojë gardhin kufitar me Turqinë përgjatë lumit Marica Kryeministri grek Kiriakos Micotakis tha se gardhi në kufirin me Turqinë përgjatë lumit Marica (Euros) do të ndërtohet, pavarësisht nëse do të bëhet me..