Formacionet e përfaqësuara në parlament tashmë po përgatiten të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin e 49-të më 2 prill dhe të demonstrojnë optimizëm për rezultatet e tyre të ardhshme.
"Ne do të kërkojmë dimensionet lokale të problemeve dhe mundësive. Do të kërkojmë një formulë politike që do të çojë në formimin e shumicës qeverisëse në parlament", tha Tomisllav Donçev, nënkryetar i GERB. Prioritet për partinë do të jetë edhe reforma në drejtësi.
Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Asen Vasilev po zhvillon negociata për partneritet me "Bullgarinë Demokratike" me kusht që ai të forcohet me një marrëveshje me shkrim. "Ne po punojmë në mënyrë aktive me “Bullgarinë Demokratike, që të bëhet bashkimi me ta, por edhe me të gjitha organizatat dhe partitë e tjera civile me të cilat kemi një vizion të përbashkët për Bullgarinë," shpjegoi Vasilev.
"Do të formojmë konfigurime parazgjedhore dhe paszgjedhore që do t'u japin qytetarëve bullgar një opsion të qartë për të votuar për një qeveri demokratike dhe reformiste", siguroi Hristo Ivanov nga “Bullgaria Demokratike”.
Atdhetarët e “Vëzrazhdane” me lider Kostadin Kostadinov janë plot ambicie për t’u kthyer nga forca e katërt në forcën e parë politike.
“Ne po e vazhdojmë politikën tonë. E mbështesim përfundimin e projektit të centralit aromik "Belene" dhe zgjerimin e centralit atomik “Kozloduj”, tha Rumen Geçev nga Partia Socialiste Bullgare (BSP).
"Ngritja Bullgare" do të vendosë në një këshill në çfarë formati do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme, njoftoi kreu i saj Stefan Janev.
Aktualisht Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) po hesht.Pas dorëzimit të mandatit nga presidenti, mendoj se u bë e qartë se çfarë është alternativa, komentoi në Facebook bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” – (PP) Asen Vasilev . Diktaturë apo republikë parlamentare. Zgjedhja tani për tani është..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit - kandidati për kryeministër nga grupi i dytë parlamentar më i madh në Legjislaturën e 49-të të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Deputeti i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP), Radostin Vasilev, ka njoftuar se po largohet nga partia për shkak të koalicionit të përgatitur me GERB-in. "Është një gënjeshtër e plotë se janë bërë regjistrime të grupeve, në seli," tha Vasilev..
“Sot është dita kur ne mund të thyejmë serinë e gjatë të zgjedhjeve të pafrytshme dhe t’i japim fund bllokimit politik. Sot është dita kur mund t’u japim..
Në një mbledhje të jashtëzakonshme, Kuvendi Popullor pritet të votojë përbërjen dhe strukturën e projekt-kabinetit “Denkov-Gabriel”, i formuar me..