Kur këndoni? Kur ndiheni mirë?... Kalin Veljov dhe Maria Avramidi (Kalin Veliov & Maria Avramidi) këndojnë edhe kur nuk ndihen mirë.
Kështu nis kënga e tyre “Kur këndoj”. Por kjo nuk është kënga e tyre e parë e përbashkët. Ata i bashkon projekti muzikor "AMAZONIA" - grupi brazilian i vallëzimit latin me producent Veljov. Në regjistrimin e këngës dhe gjatë xhirimeve të videos mori pjesë edhe basisti Boris Taslev - i njohur kryesisht nga skena bullgare e xhazit, aktualisht - pjesë e Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR. Të gjitha instrumentet e tjera muzikore në "Kur këndoj" janë incizuar nga Kalin Veljov, i cili është autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit.
"Kur këndoj" u krijua për të kujtuar një filozofi të thjeshtë të jetës" - thotë Kalin Veljov. - Ne duhet të mendojmë pozitivisht, të ndjekim rrugën tonë, pavarësisht gjithçkaje që ndodh në jetën tonë. Një humor i mirë, një buzëqeshje dhe mendimet pozitive janë energjia që duhet të na çojë përpara dhe të ndjekim ëndrrat tona”.
Le të buzëqeshim, të ndjekim ëndrrat tona dhe të këndojmë me Kalin dhe Maria:
“Këndoj kur ndihem mirë,
Këndoj edhe kur nuk ndihem mirë.
Këndoj për njerëzit si unë
Në fund të fundit, ne jetojmë për këtë moment.
Le të jetë ai i mirë edhe për ty, edhe për mua!...”
Në shërbesat në kishat ortodokse në Bullgari, ka një këndim që bëhet vetëm një herë në vit. Vetëm të Premten e Madhenë kisha tingëllon “Vajtimi i varrit”. Ky është një shërbim hyjnor që lidhet me kryqëzimin dhe është një "rrëfim" i shkurtër i..
Në mes të Javës së Madhe i drejtohemi një kënge me kauzë. “Jeta” e interpretuar nga dy zëra nga qyteti Burgas – këngëtarja e dashur Toni Dimitrova dhe këngëtari i ri por Stefan Illçev. "I afërti" – një duet i ri i Toni Dimitrovës..
Grupi vokal “Spektrum” (Spectrum Vocal Band) na fton të zhytemi në muajin e bukur pranveror të prillit me harmoni që shpalosen dhe lulëzojnë në pesë zërat e jashtëzakonshme të këngëtarëve të grupit, ashtu si natyra jashtë. Përpiloi: Diljana..