Kur këndoni? Kur ndiheni mirë?... Kalin Veljov dhe Maria Avramidi (Kalin Veliov & Maria Avramidi) këndojnë edhe kur nuk ndihen mirë.
Kështu nis kënga e tyre “Kur këndoj”. Por kjo nuk është kënga e tyre e parë e përbashkët. Ata i bashkon projekti muzikor "AMAZONIA" - grupi brazilian i vallëzimit latin me producent Veljov. Në regjistrimin e këngës dhe gjatë xhirimeve të videos mori pjesë edhe basisti Boris Taslev - i njohur kryesisht nga skena bullgare e xhazit, aktualisht - pjesë e Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR. Të gjitha instrumentet e tjera muzikore në "Kur këndoj" janë incizuar nga Kalin Veljov, i cili është autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit.
"Kur këndoj" u krijua për të kujtuar një filozofi të thjeshtë të jetës" - thotë Kalin Veljov. - Ne duhet të mendojmë pozitivisht, të ndjekim rrugën tonë, pavarësisht gjithçkaje që ndodh në jetën tonë. Një humor i mirë, një buzëqeshje dhe mendimet pozitive janë energjia që duhet të na çojë përpara dhe të ndjekim ëndrrat tona”.
Le të buzëqeshim, të ndjekim ëndrrat tona dhe të këndojmë me Kalin dhe Maria:
“Këndoj kur ndihem mirë,
Këndoj edhe kur nuk ndihem mirë.
Këndoj për njerëzit si unë
Në fund të fundit, ne jetojmë për këtë moment.
Le të jetë ai i mirë edhe për ty, edhe për mua!...”
“Folklori na jep dhuratat më bujare – forcën, shëndetin, dashurinë dhe qetësinë”, thotë këngëtarja popullore Zllatka Stavreva. E njohur mes adhuruesve të folklorit bullgar si “dallëndyshja e bardhë e Stranxhës”, ajo pa u lodhur u përcjell të rinjve..
Më shumë se dy dekada më parë, Toni krijoi hitet e saj më të mëdha të cilat mbetën emblematike për skenën muzikore bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Vitet e fundit ajo krijon muzikë të re – ende melodike, por me një tingull tjetër. Sipas..
“Bozhura zbriti poshtë, arriti në skajin e shkëmbit, u ul në gjunjë dhe u përkul. Në ujë, si në një pasqyrë, imazhi i saj u duk, e shikoi dhe i buzëqeshi.” “Në pasqyrën e ujit” është titulli fillestar i tregimit “Bozhura” i mjeshtrit bullgar..
Fati tragjik i një prej poetëve më të talentuar bullgarë, Pejo Javorov, frymëzoi kompozitorin bullgar Ljubomir Denev për të krijuar muzikën për..