Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori bullgar nuk do të kthehet së shpejti në Shkup

Ambasada e Bullgarisë në Shkup
Foto: BGNES

Pas rrahjes së bullgarit maqedonas Hristijan Pendikov në Maqedoninë e Veriut, pati tronditje dhe pranime në nivele të ndryshme se ishte një krim urrejtjeje. Pas kësaj, filluan të zvarriten skenarët se Pendikov është narkoman dhe tregtar droge, se klubet bullgare atje janë vende të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. “Ky është një narrativë që ne nuk mund ta ndajmë dhe do të marrim të gjitha masat”, tha para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) ministri i jashtëm Nikollaj Millkov.

Ai bëri thirrje që për festimin e Goce Dellçevit më 4 shkurt institucionet në të dyja vendet të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen nga provokimet, që të gjithë që duan të shkojnë dhe të adhurojnë heroin.

“Sa i përket kundërsulmit kundër Angell Xhambazkit dhe politikanëve të tjerë tanë, mendoj se kjo është pjesë e një narrative të re maqedonase për ta bërë atë që sulmi kundër bullgarëve, sulmet sistematike kundër klubeve dhe komuniteteve bullgare atje, të nënvlerësohen”, tha ministri.

Ambasadori bullgar nuk do të kthehet në Shkup derisa Sofja të shohë shenja ndryshimi, është e mundur të ndalohen edhe projektet dypalëshe. Është cinike të diskutosh projekte me Maqedoninë e Veriut, ndërsa Hristijan Pendikov është i shtrirë në spital, theksoi Millkov.



Më shumë nga rubrika

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave anuloi sekuestrimin për afro 50 milionë leva (25.5 milionë euro) të kompanive të Vasill Bozhkovit

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave anuloi sekuestrime të saj me vlerë 49.6 milionë leva (25.3 milionë euro), të vendosura ndaj kompanive të bosit të lojërave të fatit, Vasill Bozhkov , i cili u vendos në arrest shtëpiak, kundrejt një garancie prej..

botuar më 23-09-25 4.08.MD

Problemi i mungesës së farmacistëve dhe ilaçeve në Bullgari po bëhet gjithnjë e më i madh

Numri i farmacive në Bullgari është pothuajse dy herë më i madh në krahasim me mesataren e treguesve evropianë, njoftoi Unioni Farmaceutik Bullgar me rastin e Ditës Botërore të Farmacistit. Numri i madh i barnatoreve çon në mungesë të stafit, tha..

botuar më 23-09-25 3.53.MD

DPS nuk do të ketë kandidat të vet për kryeqytetin në zgjedhjet vendore

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) nuk do të propozojë kandidatë për kryetar të kryeqytetit, dhe nuk do të mbështesë kandidat të forcës tjetër - edhe në balotazh, njoftoi deputeti i DPS-së, Deljan Peevski. Në lidhje me kandidaturën e..

botuar më 23-09-25 2.43.MD