Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

OKB-ja pret një ngadalësim të rritjes së ekonomisë bullgare në vitin 2023

Lufta në Ukrainë po e vë në provë ekonominë botërore dhe ekspertët e OKB-së po parashikojnë për vitin 2023 rritjen më të ngadaltë në dekadën e fundit.

Për Bullgarinë, rritja parashikohet të ngadalësohet nga 3 për qind e pritur në 2022 në 1.5 për qind në 2023. Sipas këtij treguesi, vendi është një nga shtetet që prezantohen më mirë në BE, sepse për të gjithë komunitetin rritja e parashikuar është 0.2 për qind në vitin 2023. Në vitin 2024, rritja e ekonomisë bullgare pritet të përshpejtohet në 3 për qind.

Inflacioni bullgar parashikohet të ngadalësohet nga 14 për qind e pritur në 2022 në 7.5 për qind në 2023 dhe të bjerë në 3.2 për qind në 2024.

Tregu i punës mbetet i qëndrueshëm. Sipas përllogaritjeve të OKB-së, papunësia në 2022 ishte 5.3 për qind dhe do të arrijë në 4.3 për qind në 2023.


Më shumë nga rubrika

Petër Ganev

Një deficit buxhetor prej 3% për vitin 2023 është i arritshëm

Deficiti buxhetor prej 3% është i arritshëm, tha për BNR Petër Ganev - studiues në Institutin për Ekonominë e Tregut. “Ne nuk kemi bomba në buxhet që janë të pakapërcyeshme. Me një qëndrim të rreptë të ministrit të financave, kjo mund të bëhet. Ka..

botuar më 23-07-25 11.58.PD
Llukoill Neftohim Burgas

"Llukoill” deklaroi se do të kërkojë të drejtat e tij në gjykatë

“Llukoill Neftohim Burgas” njoftoi se do t’i drejtohet gjykatës për të mbrojtur reputacionin afarist. Qëndrimi është në përgjigje të asaj që tha bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov se do të paraqitet propozimi “për të rikthyer kontrollin e portit..

botuar më 23-07-20 4.25.MD

BBR dhe EIB nënshkruan një marrëveshje për të mbështetur kompanitë e vogla

Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) nënshkroi një marrëveshje për 175 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB). Në kuadër të programit InvestEU u lidh gjithashtu një kontratë garancie midis Bankës së Zhvillimit dhe Fondit Evropian të..

botuar më 23-07-20 3.38.MD