Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot shënojmë ditën ndërkombëtare në kujtim të viktimave të Holokaustit

Foto: arkiv

Në datën e sotme përkujtimore - 27 janar, komuniteti botëror bën homazhe për viktimat e Holokaustit. Pikërisht në këtë ditë, në vitin 1945, ushtria sovjetike çliroi të mbijetuarit e paktë të kampit të përqendrimit Aushvic (Auschwienzim-Birkenau, në Poloni), mizoritë e nazistëve në kampet e vdekjes u bënë publike dhe kampi i çliruar i Aushvicit u bë simbol i gjenocidit nazist. 60 vjet më vonë, në vitin 2005, kjo datë u shpall nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Atëherë Sekretari i Përgjithshëm i organizatës e përshkroi ditën si: "një kujtesë e rëndësishme e mësimeve universale të Holokaustit - ky manifestim i paprecedentë i së keqes që nuk duhet lënë thjesht në të kaluarën dhe të kalojë në harresë".

Foto: arkiv

Në Sofje kujtimi i viktimave shënohet me një javë filmi nga 26 deri më 31 janar në kinemanë Odeon, e cila kujton me shfaqje të veçanta tematike ngjarjet e errëta të kohës së nazizmit. Qëllimi i iniciativës së Organizatës së Hebrenjve në Bullgari "Shalom" së bashku me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Master of Art dhe me mbështetjen e Bashkisë së Kryeqytetit është të prezantojë para publikut të gjerë fatin e hebrenjve të ndryshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shfaqjet falas paraqesin perspektiva të ndryshme dhe histori personale nga e kaluara e errët jo shumë e largët e Evropës.

Data do të shënohet edhe nga përfaqësuesit e Unionit Antifashist Bullgar në Sofje, të cilët do të nderojnë viktimat dhe do të vendosin lule dhe kurora lulesh përpara monumentit të Ushtrisë Sovjetike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD