Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas një qetësie të gjatë, qyteti Pernik përsëri oshtin nga "Surva"

Foto: surva.org

Mbërrin “Surva!” Pas një pauze tre vjeçare për shkak të pandemisë, kukerët, çaushët, arabët, babugerët dhe personazhe të tjera të çuditshme do t’i largojnë sërish forcat e liga me zhurmë. Festivali i shumëpritur i lojërave të maskaradës do të mbahet nga 27 deri më 29 janar në qytetin e Pernikut.


Mbi 1700 pjesëmarrës me tringëllimën e zileve të tyre do të pushtojnë sheshin qendror të qytetit. Ata do të demonstrojnë zakonet e lashta bullgare që janë ende të gjalla sot dhe janë pjesë e rëndësishme e traditës sonë folklorike. Në festival do të prezantohen edhe 15 grupe maskarade nga jashtë - nga Greqia, Rumania, Serbia, Italia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kroacia.

Programi nis më 27 janar në mëngjes me Festivalin “Survakariada” për fëmijë. Në të do të marrin pjesë nxënës nga shkollat ​​e Pernikut. Në ditën e parë të festivalit është e planifikuar një konferencë shkencore ndërkombëtare, e cila do të diskutojë temën “Maskat, festivalet, muzetë”. Në mesditë do të fillojë parakalimi i 21 grupeve të maskaradës nga i gjithë vendi, sqaron për BNR Kristijan Petrov – PR në komunën e Pernikut. Dhe me shume:

Vizitorët do të shohin koloritin e plotë të të gjitha rajoneve etnografike të Bullgarisë, gjithashtu nga Ballkani dhe Evropa Qendrore. Përgatitëm edhe një program shoqërues jashtëzakonisht interesant. Për herë të parë, të ftuarit do të mund të shijojnë festivalin nga tribunat e ndërtuara posaçërisht për mbi 1500 persona. Përveç kësaj, ata do të mund ta shikojnë atë në video muret e mëdha. Ceremonia zyrtare e hapjes është e caktuar për të premten në orën 18:00.”

Zakoni dimëror “Surva” është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-së. Dhe ajo që e bën festivalin “Surva” në Pernik thuajse në një përjetim magjik janë ritet dhe ritualet e lashta që marrin jetë në shesh në kontekstin e botës sonë moderne teknologjike.


Tradita është e gjallë dhe e pathyeshme, pohon historiani Dimitër Trençev, kryetar i K.O.R.E.N.I. (nga fshati Kollarovo, rajoni i qytetit Petriç). Edhe sot e kësaj dite, ndër të maskuarit ka një personazh drejtues, i cili, në varësi të rajonit, quhet ndryshe:

“Këta janë emra të ndryshëm për të njëjtin personazh kryesor në ritualin e maskaradës së dimrit - shpjegon Dimitër Trençev. - A do të jetë survakar në rajonin e vendbanimeve Pernik dhe Breznik, nëse do të jetë babuger në rajonin e qyteteve Petriç dhe Sandanski, nëse do të jetë xhamalar përgjatë rrjedhjes së lumit Mesta, ose do të jetë një stançinar në skajet e malit Pirin, në rajonin e qytetit Mellnik, personazhi kryesor në këtë magji maskaradë sjell bekimin. Pas tij vijnë të gjitha personazhet e tjera. Dhe më në fund edhe Gjysha Arusha me bartësin. Pse Gjysha Arusha? Sepse si të flejë, kur zgjohet thërret diellin. Dhe kur ai është shumë i thellë në gjumë, veçanërisht në një ditë të errët me shi, ajo e kap atë dhe e zgjon.”

Shikoni më shumë:

Përpilues: Veneta Nikollova (sipas intervistave të Ani Popova, BNR-Radio Sofja dhe Veneta Gavrilova, BNR-“Hristo Botev”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, surva.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD