Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimi i gazit natyror në shkurt do të ulet 25-30%

Foto: BGNES

Rregullatori i energjisë nuk do të rrisë koston e energjisë termike. Çmimi me të cilin Bulgargaz do të shesë gazin natyror pritet të jetë nën 65 euro për një megavat orë në shkurt, tha Ivan Ivanov, kryetar i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit.

Pas një mbledhjeje të hapur të komisionit, ai tha: “Qytetarët bullgarë që e përdorin ngrohjen qendrore duhet të qetësohen se deri në fund të sezonit të ngrohjes nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë termike”. Çmimi i gazit natyror në shkurt do të jetë rreth 30% më i ulët në krahasim me janarin, që është një lajm i mirë edhe për industrinë, komentoi Ivanov dhe shprehu shpresën se trendi për çmime të ulëta të karburantit blu do të vazhdojë deri në fund të vitit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti i fundit vendosi një rekord 12-vjeçar për ndryshimet legjislative

Për periudhën korrik - dhjetor 2023, Kuvendi miratoi 51 amendamente, të cilat ndryshojnë dhe plotësojnë 43 ligjedhe 79% ose 34 nga këto 43 ligje janë ndryshuar më shumë se një herë. Kjo është përqindja më e lartë e amendamenteve në 12 vitet e fundit,..

botuar më 24-04-23 11.41.PD

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD