Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkelim nëpër ujë, por ecim të etur …

Si përdoren burimet termale të Sofjes

Foto: BGNES

Që nga koha romake, ujërat e ngrohta minerale janë konsideruar si një burim natyror i paçmuar, i cili është përdorur si për ruajtjen e shëndetit të mirë, ashtu edhe si burim natyror i nxehtësisë. Banjat minerale ishin gjithashtu një qendër e vërtetë kulturore, ku vlonte jeta shoqërore. Nuk është rastësi që qysh në lashtësi qytetet dhe vendbanimet janë ndërtuar pikërisht rreth burimeve termale. Sa i përket Bullgarisë, sipas disa burimeve, në vitin 681 shteti ynë u krijua në këto gjerësi gjeografike pikërisht për shkak të burimeve shëruese pranë Anhiallo (sot qyteti Pomorie), të ndërtuara në shekullin IV nga perandori Justiniani i Madh.

Sot mbi gjysma e 6000 burimeve minerale në Evropë ndodhen në territorin e Bullgarisë, por ndryshe nga vendet e tjera, vendi ynë nuk i shfrytëzon ato plotësisht. Sipas këtij treguesi, kryeqyteti ynë Sofja është ndër vendbanimet më të pasura në botë, me 31 vendburime të veçanta dhe 75 burime minerale me ujëra termale.

Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, një pjesë e madhe e ujërave minerale të njohura shëruese në vendin tonë filluan të përdoren intensivisht. Për ndërtesat emblematike të banjave, shteti nuk kursen shpenzime dhe zhvillon konkurse për projektet e tyre arkitekturore:

„Këto janë pallate të ujit - vëren arkitekti Ivajllo Zahariev nga Shoqata Bullgare për Trashëgimi Termale në një intervistë për BNR. – Janë ndërtesa të mrekullueshme të krijuara për të bashkuar njerëzit. Për shembull, Banja Qendrore Minerale në Sofje është ndërtesa më e madhe e ndërtuar gjatë kohës së Mbretit. Është ndërtuar në sheshin qendror, sipas shembullit të shumë vendeve evropiane që kanë banja të tilla.“

Dhe nëse vite më parë banjat minerale në lagjet aktuale të kryeqytetit, si Knjazhevo, Gorna Banja, Ovça Kupell, vepra e arkitektëve të famshëm bullgarë si Jordan Millanov, Petko Momçillov dhe Georgi Ovçarov, pasqyronin frymën dhe dinjitetin e epokës, sot këto xhevahire arkitekturore po shpërbëhen ngadalë nën peshën e kohës dhe pakujdesisë së pushtetarëve tanë.

Banja në Ovça Kupell më parë...

... dhe tani

I tillë është fati i Banjës Qendrore të Sofjes, një pjesë e së cilës është kthyer në muze. Është prashikuar që Krahu Verior të restaurohet si banjë, por ende nuk ka një vendim përfundimtar. Sipas arkitekt Zahariev, për banjat në Ovça Kupell dhe Gorna Banja po bëhen edhe projekte për harmonizimin e burimeve minerale me një lloj tjetër aktiviteti, në vend që të rikthehet funksioni i tyre kryesor. Çfarë i pengon ato të kthehen në një vend ku banorët e kryeqytetit dhe mysafirët e qytetit të kenë mundësi të pushojnë në kohën e tyre të lirë dhe të përfitojnë nga dhuratat e natyrës, në vend që të udhëtojnë kilometra të tëra për në Velingrad apo Hisarja?

Ndërtesa e Banjës Minerale Qendrore, në një pjesë prej së cilës sot ndodhet Muzeu Historik i Sofjes

„Këto banja janë të ndërtuara mbi burime, me të gjithë pasuritë natyrore. Muzeu i Sofjes mund të vendoset në Pallatin Mbretëror, i cili tani është pjesë e Galerisë Kombëtare. Koleksioni kryesor në Muzeun e Sofjes është nga pallati, ku do të ishte e mrekullueshme të strehohej historia e kryeqytetit, ndërsa banja të ngelet si e tillë. - propozon arkitekti Zahariev. – Nëse ruhet funksioni i saj origjinal, do të ruhet edhe kultura termale që po vdes. Në vend të kësaj, në një nga pishinat e Banjës Qendrore janë vendosur ikona dhe një ikonostas. Është e dyshimtë se sa është ky një qëndrim korrekt si ndaj ikonave ashtu edhe ndaj vetë banjës.“

"Banjo e mrekullueshme! Kjo duhet të jetë një banjë!", thirri pak kohë më parë, arkitekti japonez me famë botërore Kengo Kuma, i cili vizitoi vendin tonë me rastin e Ditëve të Kulturës Japoneze në Bullgari në vitin 2019.

Dhe si do të dukej kryeqyteti ynë sot, nëse të paktën një pjesë e këtyre burimeve termale do të përdorej, përveç nevojave të balneoterapisë dhe ujit të pijshëm dhe për ngrohjen e banorëve të Sofjes? Sidomos tani, kur flitet gjithnjë e më shumë për shfrytëzimin e burimeve natyrore të energjisë – për llogari të lëndëve djegëse të nëntokës, vetëm 15-20% e burimeve totale të ujërave minerale të Sofjes po përdoren.

Sa për krahasim, në 25 vjet përdorimi i burimeve minerale është ulur me më shumë se 50%, dhe pothuajse të gjitha banjat minerale janë mbyllur. Sa i përket ngrohjes me ujë termal, ajo nuk praktikohet prej kohësh.

Teksti: Darina Grigorova / Intervista e Bozhidar Aleksandrov, BNR-

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES, Darina Grigorova, Facebook / @thermalassociationbg, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më shumë se gjysma e bullgarëve nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë

Sipas 40% të bullgarëve, më e mira për sa i përket qeverisjes në të ardhmen e afërt do të ishte rotacioni ndërmjet Nikollaj Denkov dhe Maria Gabriel. Këtë e tregon një studim sociologjik i “Alpha Research”, i kryer nga data 27 shkurt deri më 3 mars..

botuar më 24-03-06 8.58.PD

Ekipi i Universitetit të Sofjes u paraqit me sukses në një konkurs të të drejtave të njeriut në Dublin

Një nga raundet rajonale të konkursit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut - Helga Pedersen Moot Court Competition - u mbajt në Dublin, Irlandë, njoftoi Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski”, cituar nga BTA. Në garë, ekipe nga e..

botuar më 24-03-05 12.23.MD

Bullgaria është ndër vendet me liri më të madhe në renditjen e "Freedom House"

Bullgaria është cilësuar si vend me liri në raportin e publikuar më 29 shkurt sa i përket lirisë dhe të drejtave në botë nga organizata joqeveritare amerikane “Freedom House”. Vendi mblodhi 78 nga gjithsej 100 pikë të mundshme. 32 pikë është..

botuar më 24-03-04 8.00.PD