Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Grevë kombëtare në Qipro për indeksimin e pagave sipas inflacionit

Të enjten, më 26 janar, në Qipro, mijëra punonjës të sektorit publik dhe privat, duke përfshirë nëpunës të administratës dhe gazetarë, ndaluan punën për tre orë dhe dolën në rrugë në të gjitha qytetet për t’iu bashkuar grevës së përgjithshme të shpallur nga sindikatat. Ajo mbuloi transportin publik, shkollat, spitalet, zyrat postare, portet, shërbimet publike. Kërkesat e grevistëve janë të rrisin pagat dhe të rivendosin fuqinë e tyre blerëse duke indeksuar me normën e inflacionit vjetor, njoftoi korrespondentja e BNR Branisllava Bobancs nga Qipro. Sindikatat njoftuan se ky ishte vetëm fillimi i luftës për indeksimin e pagave dhe se ajo do të vazhdojë “me çfarëdo mjeti dhe sipas nevojës”. Sipas tyre, nuk përjashtohet një përshkallëzim i mëtejshëm i masave.

Djegia e Kuranit vonoi bisedimet midis Turqisë dhe Suedisë për NATO-në

Turqia shtyri, për një datë të mëvonshme, bisedimet me Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin e tyre në NATO, të cilat duhej të zhvilloheshin në shkurt, njoftoi Radio dhe Televizioni turk TRT. Vendimi erdhi pasi më 21 janar kreu i partisë së ekstremit të djathtë të Suedisë “Kursi i fortë” Rasmus Palludan dogji publikisht librin e shenjtë për myslimanët - Kuranin - përpara Ambasadës turke në Stokholm. Menjëherë Ankaraja reagoi ashpër duke anuluar vizitën e planifikuar të ministrit suedez të mbrojtjes Pal Jonsson në Turqi dhe ambasadori i Suedisë u thirr për bisedime në Ministrinë e Jashtme turke. Më 24 janar, para Ambasadës Turke në Stokholm, OJQ-të turke në Suedi mbajtën një “Aksion për nder të Kuranit” dhe pjesëmarrësit morën kopje të Kuranit në gjuhën suedeze. Rasti me librin e shenjtë vjen pas një tjetër skandali, kur një shëmbëlltyrë e presidentit Rexhep Erdogan u var me kokë poshtë përballë godinës së bashkisë së qytetit në një protestë në Stokholm në mes të janarit. E gjithë kjo po ndodh në një kohë kur Suedia dhe Finlanda presin që Turqia të ratifikojë hyrjen e tyre në NATO.

Kryeministri i Kroacisë kërkoi që çmimet të kthehen në nivelet e para euros

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç kritikoi edhe një herë rritjen e çmimeve pas vënies së euros si monedhë zyrtare në Kroaci. Ai u bëri thirrje atyre që i ngritën çmimet jo për shkak të rritjes së kostove të lëndës së parë, të mos dëmtojnë konsumatorët, transmeton agjencia “Hina”. Plenkoviç theksoi se viti i kaluar ishte shumë i vështirë për vendin, por me masat e vendosura për ekonominë dhe ekonomitë familjare me vlerë 3.6 miliardë euro, qeveria ndihmoi që inflacioni të mbahet në nivelin nga 10.8 për qind. Ai kërcënoi se mund të tërhiqen subvencionet për kompanitë që kanë rritur çmimet në mënyrë të pajustifikueshme dhe të merren masa të tjera ndaj tyre.

Kriza politike e vë në rrezik hyrjen e Malit të Zi në BE

Kriza e vazhdueshme politike në Malin e Zi e vë në rrezik pranimin e vendit në BE. Negociatat mund të ngrihen nëse deri në fund të janarit nuk zgjidhet mosmarrëveshja për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Paralajmërimi i fundit erdhi nga ministrja e jashtme sllovene Tanja Fajon, e cila tha se zgjedhjet e ardhshme të marsit në Malin e Zi nuk mund të zhvillohen pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale. “Para se të vinte në pushtet kryeministri Dritan Abazovic, Mali i Zi ishte lider në procesin e negociatave me BE-në në rajon. Tani, më pak se një vit në qeverisjen e tij, ne jemi të kërcënuar me ngecje të negociatave. Ne kemi një qeveri që është nën ndikimin e drejtpërdrejtë negativ të Beogradit dhe gjithashtu drejtpërdrejt nën ndikimin e Moskës. Qeveria nuk bëri reformat e nevojshme, as nuk përgatiti institucionet dhe ekipet për negociata. Procesi është plotësisht i bllokuar”, komentoi në një intervistë për BNT, Momçillo Radulloviç, kryetar i Lëvizjes Evropiane të Malit të Zi.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES


Më shumë nga rubrika

Përbërja e qeverisë së përkohshme është gati

Kandidati për kryeministër të përkohshëm Dimitër Gllavçev ia prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme kreut të shtetit Rumen Radev dhe përfaqësuesve të forcave politike në Kuvendin Popullor, pa BSP-në. Kryeministri - Dimitër Glavçev..

botuar më 24-04-05 11.12.PD

Autorizimet e ndryshuara të presidentit dhe situata e ndërlikuar pas zgjedhjes së një kryeministri në detyrë

Bullgaria nisi rrugën drejt zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare brenda tre viteve. Kjo u bë e qartë pasi të tre mandatet për formimin e qeverisë iu kthyen presidentit të paplotësuara. Deri para pak kohësh, në rreshtat e..

botuar më 24-04-02 2.05.MD

Marrëdhëniet bullgaro-rumune midis erës së ndryshimit dhe inercisë

Marrëdhëniet bullgaro-rumune janë duke u forcuar, pasi ekziston një kontekst ndërkombëtar dhe vullnet politik në një nivel të lartë në të dy vendet për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ka kaluar një vit që kur presidentët Rumen Radev dhe Klaus Iohannis..

botuar më 24-04-01 7.30.PD