Pas një sëmundjeje të gjatë është larguar nga ne Ignat Dimitrov, drejtues në vazhdim të shumë viteve në radio dhe një nga zërat më të njohur në programet bullgare të Radio Bullgarisë. Prej më shumë se 35 vitesh zëri i tij dëgjohej edhe në programin “Horizont”, çdo ditë pas orës 15:00, me “informacione për nivelin e Danubit në centimetra”.
Irzhi, siç e thërrisnin me mall kolegët, ndër vite ka qenë redaktor, prezantues, përkthyes nga rusishtja dhe spiker filmash. Për më shumë se tre dekada zëri i tij ka qenë pjesë e sinjalit identifikues të transmetimeve të Radio Bullgarisë në gjuhën bullgare. Me saktësi të jashtëzakonshme dhe intonacion të patëmetë, Irzhi njoftonte edhe frekuencat në të cilat mund të dëgjohej Radio Bullgaria në mbarë botën. Kolegët e tij do ta kujtojnë edhe për sensin e madh të humorit, i cili arrinte të na bënte të “buzëqeshnim” edhe në momentet më të ngarkuara.
U prehtë në paqe!
Pikërisht në orën 12:00, sirenat në mbarë vendin ranë për dy minuta dhe populli qëndroi në vend për të nderuar kujtimin e poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Më herët gjatë ditës, në malin Okollçica,..
Nëse votimi i buxhetit të shtetit zvarritet, mësuesit do të hyjnë në grevë pasi nuk mund të marrin rritjen e kontraktuar të pagave të tyre nga 1 janari i këtij viti, tha për BNT kryetarja e Sindikatës së Mësuesve Bullgar, Janka Takeva. Ajo shpjegoi se..
“Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe GERB-SDS, të cilat po negociojnë për të formuar një qeveri me mandatin e dytë, miratuan një listë me emrat e ministrave të mundshëm të ardhshëm, tha për Nova TV kandidati i PP-DB për..
“Lajmi nga dje është se kemi një përbërje kabineti. Lajmi i sotëm është se ne kemi zhvilluar bisedime se si duhet të sigurojmë shumicën për reformën..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Para mesditës në gjysmën veriperëndimore dhe pas mesditës deri në mesnatë edhe në..
Kryeprokurori bëri kërkesë për heqjen e imunitetit të një përfaqësuesi të popullit, për të cilin prokuroria e shtetit thotë se ka inicialet B.B. Pak..