Vetë vendet anëtare të BE-së mund të financojnë gardhin përgjatë kufirit bullgaro-turk, thonë burime nga Komisioni Evropian.Sipas korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova, përfaqësuesit e Komisionit Evropian i referohen letrës së Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen drejtuar liderëve evropianë nga 26 janari, me rastin e Këshillit të posaçëm Evropian kushtuar migracionit, planifikuar për 9 dhe 10 shkurtin në Bruksel.Letra përmend se kufiri bullgaro-turk duhet të jetë një përparësi në forcimin e kufijve kryesorë të jashtëm të BE-së, nëpërmjet "financimit dypalësh, duke përfshirë mekanizmat e solidaritetit vullnetar".Në përgjigje, përfaqësuesit e KE theksuan se Brukseli "nuk financon ndërtimin e infrastrukturës standarde përgjatë kufijve të tij që i mban njerëzit jashtë", por në të njëjtën kohë, një vend anëtar mund të mbështesë financiarisht një tjetër për gardhin. Kjo do të thotë se Bullgaria mund të ndihmohet nga vendet e tjera të Komunitetit të interesuar për ndërtimin e objektit.
E nominuara nga GERB-SDS për kryeministre, Maria Gabriel, vendosi kushte para PP-DB për të vazhduar negociatat për formimin e një qeverie. “Bisedimet nuk janë në një epokë akullnajash. Megjithatë, nuk ka rreze dielli për të shkrirë akullin. Bisedimet..
Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) Asen Vasilev shkoi në Prokurorinë e Qarkut të Sofjes për t'u marrë në pyetje. Para kësaj, Prokuroria e Shtetit njoftoi se ka filluar procedurë paraprake për presion me kërcënim ndaj deputetit..
Autoritetet në Republikën e Afrikës së Jugut i kanë konfirmuar Ministrisë së Brendshme bullgare se një përfaqësues bullgar do të pranohet në hetimin e vrasjes së Krasimir Kamenov - Këro dhe tre personave të tjerë. BNR mësoi se një punonjës i..
Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare (DANS) Pllamen Tonçev në seancën e sotme në parlament njoftoi për një rast të konstatuar në të..
Ditën e mërkurë para mesditës do të jetë me diell. Më pas do të mbajë vranësira dhe kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje të..
E nominuara nga GERB-SDS për kryeministre, Maria Gabriel, vendosi kushte para PP-DB për të vazhduar negociatat për formimin e një qeverie. “Bisedimet nuk..