Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët e shpallën Holodomorin në Ukrainë gjenocid

Memoriali i Holodomit në Kijev
Foto: arkiv

Me 134 vota “pro”, 26 “kundër” dhe asnjë abstenim, Kuvendi Popullor e shpalli Holodomorin - Urinë e Madhe në Ukrainë në vitet 1932-1933 si gjenocid dhe dënoi kategorikisht krerët e saj. Sipas vendimit, çdo e shtunë e fundit e nëntorit do të shënohet si Ditë Nderi dhe Përkujtimi për viktimat e urisë në Ukrainë.

Parlamenti pranon çdo mohim, justifikim dhe nënçmim të këtij gjenocidi si një akt fyerjeje të kujtimit të miliona njerëzve që vdiqën si rezultat i Holodomorit, njoftoi BTA.

Sipas të dhënave të ndryshme, nja 7-8 milion njerëz vdiqën nga uria gjatë asaj periudhe, nga të cilët 3-3.5 milion në Ukrainë, 2 milion - në Kazakistan dhe Kirgistan dhe 2-2.5 milion - në Federatën Ruse.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngarkesa e parë e karburantit bërthamor amerikan mbërriti në Bullgari

Ngarkesa e parë e karburantit të freskët bërthamor për centralin atomik “Kozlloduj” mbërriti në Portin Varna - Perëndim. Ajo na është dorëzuar nga anija me flamur holandez "Adamas", raportoi BNT. Karburanti i prodhuar nga kompania amerikane..

botuar më 24-04-19 4.19.MD

Komisionerja e BE-së Johansson kontrolloi regjimin e Shengenit në Aeroportin e Sofjes

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson vizitoi pikën kufitare të Aeroportit të Sofjes. Ministri në detyrë Kalin Stojanov i tregoi Johanssonit organizimin e ri të punës pas hyrjes ajrore të Bullgarisë në Shengen. U theksua se gjëja..

botuar më 24-04-19 3.36.MD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria është e gatshme të reagojë në rast të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve..

botuar më 24-04-19 10.01.PD