Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

YO-YO Band me albumin e parë

Dy nga muzikantët më aktivë dhe më të dashur të xhazit në Bullgari filluan një projekt të përbashkët - YO-YO Band dhe prezantuan albumin e tyre të parë me të njëjtin titull.

Nën emrin “YO-YO” qëndron projekti i përbashkët muzikor i bateristit Hristo Jocov dhe trumbetarit Mihaill Josifov (“Yotsov - Yosifov Band”).

Ideja është të krijohet një formacion në të cilin Mihaill dhe Hristo janë bërthama kryesore, dhe të ftuarit e tyre të jenë muzikantë të ndryshëm – si emra të njohur, ashtu edhe interpretues të rinj. “Ashtu siç në të kaluarën Art Blackie dhe grupi i tij Jazz Messengers, u kthyen në një vend që bëri të famshëm shumë emra botërorë të xhazit”, thotë Hristo Jocov.

Albumi u regjistrua në dy ditë, në fund të vitit 2022 në “88 STUDIO” nga një grup shumëngjyrësh ndërkombëtar: MihaillJosifov – trumbetë, Arnau Garofe Faras – saksofon, Steve Hamilton – piano, Boris Taslev – bas, Hristo Jocov – bateri.

Koleksioni përfshin 10 pjesa origjinale nga Mihaill Josifov dhe Hristo Jocov, duke përfshirë Sharks Never Sleep.

Përpilues: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Spectrum Vocal Band

"Spektrum" na zhyt në pranverë me "Një përrallë e diellit"

Grupi vokal “Spektrum” (Spectrum Vocal Band) na fton të zhytemi në muajin e bukur pranveror të prillit me harmoni që shpalosen dhe lulëzojnë në pesë zërat e jashtëzakonshme të këngëtarëve të grupit, ashtu si natyra jashtë. Përpiloi: Diljana..

botuar më 23-04-07 10.15.PD

Ju prezantojmë"Princi i Vogel" të duetit “Doni dhe Momçill”

Sot mbushen 80 vjet nga botimi (1943) i novelës “Princi i Vogël” nga  Antoine de Saint-Exupery. “Të gjithë të rriturit ishin fillimisht fëmijë”, thotë autori. Vepra e tij është kthyer në një libër të preferuar për të vegjël e të mëdhenj, si dhe në një..

botuar më 23-04-06 2.55.MD

Në këngën "Vajza" MINNA këndon bukurinë e bullgares

Në artin popullor ka shumë këngë që këndojnë bukurinë e gruas bullgare. Një prej tyre është kënga “Vajza”. Ajo u kushtohet të gjitha grave bullgare dhe kryesisht grave nga rajoni maqedonas, prej nga është edhe interpretuesja MINNA. Kjo është..

botuar më 23-04-05 11.01.PD