Dy nga muzikantët më aktivë dhe më të dashur të xhazit në Bullgari filluan një projekt të përbashkët - YO-YO Band dhe prezantuan albumin e tyre të parë me të njëjtin titull.
Nën emrin “YO-YO” qëndron projekti i përbashkët muzikor i bateristit Hristo Jocov dhe trumbetarit Mihaill Josifov (“Yotsov - Yosifov Band”).
Ideja është të krijohet një formacion në të cilin Mihaill dhe Hristo janë bërthama kryesore, dhe të ftuarit e tyre të jenë muzikantë të ndryshëm – si emra të njohur, ashtu edhe interpretues të rinj. “Ashtu siç në të kaluarën Art Blackie dhe grupi i tij Jazz Messengers, u kthyen në një vend që bëri të famshëm shumë emra botërorë të xhazit”, thotë Hristo Jocov.
Albumi u regjistrua në dy ditë, në fund të vitit 2022 në “88 STUDIO” nga një grup shumëngjyrësh ndërkombëtar: MihaillJosifov – trumbetë, Arnau Garofe Faras – saksofon, Steve Hamilton – piano, Boris Taslev – bas, Hristo Jocov – bateri.
Koleksioni përfshin 10 pjesa origjinale nga Mihaill Josifov dhe Hristo Jocov, duke përfshirë Sharks Never Sleep.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një nga artistet më të suksesshme në skenën muzikore bullgare - Poli Genova, e cila në vitin 2016 fitoi për Bullgarinë vendin e katërt prestigjioz në Eurovizion me këngën "If Love Was a Crime " , krijoi një këngë të re - "Mos e bëj këtë "...
Stefan Vëlldobrev dhe “Të Dyshuarit e Zakonshëm” janë përsëri këtu me një tjetër këngë nga albumi "Kodi i Verdhë" - albumi i parë për të cilin Stefan Vëlldobrev fton secilin prej “Të Dyshuarve të Zakonshëm” të propozojë kompozimet e veta. Kjo është "..
Gjithnjë e më shpesh, krijuesit bashkëkohorë u drejtohen këngëve të arta të muzikës bullgare për t’i transformuar ato në një mënyrë tjetër dhe për t’i paraqitur me një tingëllim të përditësuar. Ju ofrojmë një version të ri simfonik të këngës..
Gabriela Ivanova është një këngëtare adoleshente 13-vjeçare që jeton në Dublin. Vajza e talentuar ka disa projekte të suksesshme muzikore me artistë..