Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

YO-YO Band me albumin e parë

Dy nga muzikantët më aktivë dhe më të dashur të xhazit në Bullgari filluan një projekt të përbashkët - YO-YO Band dhe prezantuan albumin e tyre të parë me të njëjtin titull.

Nën emrin “YO-YO” qëndron projekti i përbashkët muzikor i bateristit Hristo Jocov dhe trumbetarit Mihaill Josifov (“Yotsov - Yosifov Band”).

Ideja është të krijohet një formacion në të cilin Mihaill dhe Hristo janë bërthama kryesore, dhe të ftuarit e tyre të jenë muzikantë të ndryshëm – si emra të njohur, ashtu edhe interpretues të rinj. “Ashtu siç në të kaluarën Art Blackie dhe grupi i tij Jazz Messengers, u kthyen në një vend që bëri të famshëm shumë emra botërorë të xhazit”, thotë Hristo Jocov.

Albumi u regjistrua në dy ditë, në fund të vitit 2022 në “88 STUDIO” nga një grup shumëngjyrësh ndërkombëtar: MihaillJosifov – trumbetë, Arnau Garofe Faras – saksofon, Steve Hamilton – piano, Boris Taslev – bas, Hristo Jocov – bateri.

Koleksioni përfshin 10 pjesa origjinale nga Mihaill Josifov dhe Hristo Jocov, duke përfshirë Sharks Never Sleep.

Përpilues: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

“Like Salsa”, por në mënyrë ballkanike

GloBalKan është një projekt xhaz-etno që ndërthur ritmet popullore me meloditë e xhazit, kompozimet dhe aranzhimet e autorit, që karakterizojnë paletën muzikore nga pjesë të ndryshme të Ballkanit. Formacioni u krijua në vitin 2018 nga Nedjallko..

botuar më 23-05-05 10.03.PD

Kënga “Peperuga” (“Flutura”) është frymëzuar nga një ritual popullor për shiun

Një nga zakonet popullore bullgare – Peperuda (Flutura) - është një ritual specifik për thirrjen e shiut, që mbahet në pranverë dhe verë, në data të caktuara ose gjatë një periudhe thatësire. Në rajone të ndryshme të Bullgarisë njihet me emra të..

botuar më 23-05-02 10.46.PD

Në Stranxha të gjithë këndojnë në harmoni me natyrën

“Folklori na jep dhuratat më bujare – forcën, shëndetin, dashurinë dhe qetësinë”, thotë këngëtarja popullore Zllatka Stavreva. E njohur mes adhuruesve të folklorit bullgar si “dallëndyshja e bardhë e Stranxhës”, ajo pa u lodhur u përcjell të rinjve..

botuar më 23-04-29 12.05.MD