Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

YO-YO Band me albumin e parë

Dy nga muzikantët më aktivë dhe më të dashur të xhazit në Bullgari filluan një projekt të përbashkët - YO-YO Band dhe prezantuan albumin e tyre të parë me të njëjtin titull.

Nën emrin “YO-YO” qëndron projekti i përbashkët muzikor i bateristit Hristo Jocov dhe trumbetarit Mihaill Josifov (“Yotsov - Yosifov Band”).

Ideja është të krijohet një formacion në të cilin Mihaill dhe Hristo janë bërthama kryesore, dhe të ftuarit e tyre të jenë muzikantë të ndryshëm – si emra të njohur, ashtu edhe interpretues të rinj. “Ashtu siç në të kaluarën Art Blackie dhe grupi i tij Jazz Messengers, u kthyen në një vend që bëri të famshëm shumë emra botërorë të xhazit”, thotë Hristo Jocov.

Albumi u regjistrua në dy ditë, në fund të vitit 2022 në “88 STUDIO” nga një grup shumëngjyrësh ndërkombëtar: MihaillJosifov – trumbetë, Arnau Garofe Faras – saksofon, Steve Hamilton – piano, Boris Taslev – bas, Hristo Jocov – bateri.

Koleksioni përfshin 10 pjesa origjinale nga Mihaill Josifov dhe Hristo Jocov, duke përfshirë Sharks Never Sleep.

Përpilues: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

“Le të jetë verë” themi në stinën e pushimeve dhe argëtimeve

Kënga “Le të jetë verë”në interpretim të grupit “Akaga” tashmë 11 vite me radhë na mbush me emocione pozitive. Grupi “Akaga” me një projekt të madh multimedial me rastin e përvjetorit të tij të 27 Muzikën dhe tekstin e krijoi vokali..

botuar më 23-08-17 10.30.PD

Përvjetori i 85-të i këngëtares Janka Rupkina

Më 15 gusht, këngëtarja popullore me famë botërore Janka Rupkina feston ditëlindjen e saj të 85-të. E lindur në vitin 1938 në fshatin Bogdanovo, atëherë në Mbretërinë e Bullgarisë, fillimisht zgjodhi një tjetër profesion fisnik – mbaroi Shkollën..

botuar më 23-08-15 11.25.PD

“Draft”– kënga e re e grupit Ogi 23 dhe këngëtarit Diço

Kënga “Draft” është fryt i bashkëpunimit mes grupit Ogi 23  dhe këngëtarit Diço. Kënga që është me një tingëllim të lehtë veror u kompozua dhe u aranzhua nga kitaristi i grupit Ogi 23 - Konstantin Angellov dhe Diço Hristov, teksti është i Angell..

botuar më 23-08-14 10.25.PD