Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Hungaria ndajnë besimin se zgjidhja në Ukrainë nuk do të vijë me më shumë armë

Foto: BGNES

Bullgaria dhe Hungaria ndajnë besimin se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë nuk do të vijë me më shumë armë, por me më shumë dialog dhe përpjekje diplomatike për t’u dhënë fund armiqësive. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev pasi priti presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Bullgari.

Presidentët diskutuan për pasojat e luftës në Ukrainë dhe vazhdimin e konfliktit dhe bënë thirrje për një paqe të qëndrueshme. Të dy vendet po e shikojnë me shqetësim pushtimin në kontekstin e sigurisë dhe të drejtave të komuniteteve bullgare dhe hungareze në territorin ukrainas.

Përshkallëzimi i konfliktit kërcënon sigurinë e gjithë Evropës, duke u shndërruar në një luftë rraskapitjeje jo vetëm për vendet ndërluftuese, por edhe për ekonomitë dhe sistemet sociale evropiane”, tha Radev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Zgjedhim së bashku" është slogani për zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar

Nga 16 prilli, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) fillon një fushatë shpjeguese për zgjedhjet e ardhshme 2 në 1 - për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar, të planifikuara për 9 qershor, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Slogani për..

botuar më 24-04-15 3.52.MD
Atanas Zaprjanov

Transportuesit e blinduar bullgarë janë nisur për në Ukrainë

Parlamenti turk ka ratifikuar memorandumin për krijimin e Grupit Detar të Veprimit ndaj Minave në Detin e Zi dhe ne mund të fillojmë ta zbatojmë këtë marrëveshje në praktikë. Kështu tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov para..

botuar më 24-04-15 1.46.MD
Anthony Blinken

Anthony Blinken: “Aleatët në Detin e Zi mund të mbështeten në SHBA

Investimi në sigurinë e Detit të Zi do të garantojë paqen dhe lirinë në rajon dhe në Evropë. Bullgaria mbështet formulën e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të paqes për..

botuar më 24-04-15 12.16.MD