Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ditën e Shën Trifonit në fshatin Dellçevo martohet një dragua dhe pihet verë e kuqe

Foto: BGNES-arkiv

Pas një mungese dyvjeçare, Festa e Verës, e cila është bërë traditë në fshatin Dellçevo (Bashkia Goce Dellçev) për Ditën e Shën Trifonit, ka filluar përsëri. Të shtunën, më 4 shkurt, dhjetëra prodhues të verërave dhe rakisë që duan të prezantojnë më të mirën, nga bodrumi i tyre, janë të mirëpritur në fshat.

Në konkurs po i rikthehen edhe prodhuesit nga rajoni grek i Dramës. Kulmi i festës është më 5 shkurt /e diel/, kur të gjithë shkojnë në vresht, në vendin e quajtur “Baira”, ku në mënyrë rituale bëhet krasitja e parë e hardhive dhe ujitja e tyre me verë.

Festa e madhe është në sheshin në Dellçevo. Në të marrin pjesë trupa etnografike të kukerëve nga fshati i afërt Mosomishte, por më interesantja është rishfaqja e "Dasmës së Dragoit". Një legjendë e lashtë tregon se fshati Dellçevo është strofulla e një dragoi që mori për grua vajzën më të bukur të fshatit, ndërsa në këmbim e mbrojti fshatin nga forcat dhe elementët e këqij. Edhe sot e kësaj dite në Dellçevo e mbajnë gjallë legjendën dhe dy herë në vit rikrijojnë imazhet e dragoit dhe nuses së bukur.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Nderojmë Shën Anna – mbrojtëse e amësisë

Më 9 dhjetor, të krishterët ortodoksë kremtojnë Ngjizjen e Shën Annës – nënë e Virgjëreshës, pasardhëse e familjes Aaron. Siç shënohet në jetëshkrimin e prindërve të shenjtë Joakim dhe Anna, ata nuk kishin fëmijë për shumë vite, me gjithë jetën e..

botuar më 22-12-09 6.45.PD
Paraqitja e zakoneve të lidhura me ditën e Shën Varvarës

Tre festa në fillim të dhjetorit shënojnë kalimin nga vjeshta në dimër

4 dhjetori është festa kishtare e Dëshmores së Madhe të Shenjtë Varvara , e festuar si nga Ortodoksia, ashtu edhe nga Katolicizmi. Varvara ishte një vajzë nga një familje fisnike, е cila vdiq për besimin e saj të krishterë në fillim të..

botuar më 22-12-05 9.21.PD
Foto: Muzeu Historik Rajonal i Sofjes

Në "dasëm" në Muzeun Historik Rajonal të Sofjes

Çfarë ndryshimesh pësuan traditat e dasmave bullgare pas çlirimit në vitin 1878? Si qyteti, si qendër tërheqëse për një lloj të ri jetese, ndryshon edhe dasmën? Çfarë solli socializmi në periudhën 1944-1989? Përgjigjet për këto dhe shumë pyetje të..

botuar më 22-11-17 7.15.PD