Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ditën e Shën Trifonit në fshatin Dellçevo martohet një dragua dhe pihet verë e kuqe

Foto: BGNES-arkiv

Pas një mungese dyvjeçare, Festa e Verës, e cila është bërë traditë në fshatin Dellçevo (Bashkia Goce Dellçev) për Ditën e Shën Trifonit, ka filluar përsëri. Të shtunën, më 4 shkurt, dhjetëra prodhues të verërave dhe rakisë që duan të prezantojnë më të mirën, nga bodrumi i tyre, janë të mirëpritur në fshat.

Në konkurs po i rikthehen edhe prodhuesit nga rajoni grek i Dramës. Kulmi i festës është më 5 shkurt /e diel/, kur të gjithë shkojnë në vresht, në vendin e quajtur “Baira”, ku në mënyrë rituale bëhet krasitja e parë e hardhive dhe ujitja e tyre me verë.

Festa e madhe është në sheshin në Dellçevo. Në të marrin pjesë trupa etnografike të kukerëve nga fshati i afërt Mosomishte, por më interesantja është rishfaqja e "Dasmës së Dragoit". Një legjendë e lashtë tregon se fshati Dellçevo është strofulla e një dragoi që mori për grua vajzën më të bukur të fshatit, ndërsa në këmbim e mbrojti fshatin nga forcat dhe elementët e këqij. Edhe sot e kësaj dite në Dellçevo e mbajnë gjallë legjendën dhe dy herë në vit rikrijojnë imazhet e dragoit dhe nuses së bukur.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e Banatit janë ambasadorët e Bullgarisë në Rumani

Minoriteti bullgar në Rumani është ndër komunitetet e njohura që gëzojnë të drejta të gjera. Në fqinjin tonë verior, këto pakica kombëtare kanë një vend pothuajse të garantuar në parlament, të premtuar që në 1 dhjetor 1918, kur Transilvania iu..

botuar më 23-04-18 7.15.PD

Etnografja besarabe Galina Manollova ringjall një "lojë me vezë" të humbur në kohë

Kur Galina Manollova, një bullgare e lindur në fshatin Kajraklija, Moldavi, botoi tregim për një lojë Pashkësh nga fëmijëria e saj , ajo nuk e kishte idenë se çfarë reagimi të madh do të shkaktonte tek bullgarët e shpërndarë nëpër botë. Nga vende..

botuar më 23-04-17 6.55.PD

Një ekspozitë në Plovdiv prezanton magjinë në kulturën popullore bullgare

Magjia është e ndërthurur ngushtë me botëkuptimin dhe jetën e bullgarëve të vjetër. Ka rituale të shumta që synojnë sigurimin e pjellorisë, largimin e sëmundjeve dhe tërheqjen e dashurisë. Cilat ishin besimet e popullit tonë? Cilat personazhe dhe..

botuar më 23-04-09 2.05.MD