Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ditën e Shën Trifonit në fshatin Dellçevo martohet një dragua dhe pihet verë e kuqe

Foto: BGNES-arkiv

Pas një mungese dyvjeçare, Festa e Verës, e cila është bërë traditë në fshatin Dellçevo (Bashkia Goce Dellçev) për Ditën e Shën Trifonit, ka filluar përsëri. Të shtunën, më 4 shkurt, dhjetëra prodhues të verërave dhe rakisë që duan të prezantojnë më të mirën, nga bodrumi i tyre, janë të mirëpritur në fshat.

Në konkurs po i rikthehen edhe prodhuesit nga rajoni grek i Dramës. Kulmi i festës është më 5 shkurt /e diel/, kur të gjithë shkojnë në vresht, në vendin e quajtur “Baira”, ku në mënyrë rituale bëhet krasitja e parë e hardhive dhe ujitja e tyre me verë.

Festa e madhe është në sheshin në Dellçevo. Në të marrin pjesë trupa etnografike të kukerëve nga fshati i afërt Mosomishte, por më interesantja është rishfaqja e "Dasmës së Dragoit". Një legjendë e lashtë tregon se fshati Dellçevo është strofulla e një dragoi që mori për grua vajzën më të bukur të fshatit, ndërsa në këmbim e mbrojti fshatin nga forcat dhe elementët e këqij. Edhe sot e kësaj dite në Dellçevo e mbajnë gjallë legjendën dhe dy herë në vit rikrijojnë imazhet e dragoit dhe nuses së bukur.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Rivendosja e zakonit kumiçene, qyteti Kojnare, 2022. Foto: Fondacioni „Rrënjët e gjalla bullgare“

Për kumiçene në qytetin e Kojnares

Për të tretin vit radhazi, grupi muzikor i folklorit autentik në Bibliotekën "Hristo Botev 1889" në qytetin e Kojnares, rajoni i Plevenit, do të mbajnë një shfaqje për një prej zakoneve më të bukura dhe më të dashura në këtë trevë - kumiçenë ,..

botuar më 23-04-08 11.25.PD

Një koleksion privat mbresëlënës i sendeve shtëpiake është ekspozuar në Stara Zagora

Veshje tradicionale të grave dhe objekte të ndryshme nga jeta e bullgarëve nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit të XX-të dekoruan sallat e Muzeut Historik Rajonal në Stara Zagora. Eksponatet janë pjesë e ekspozitës “Bota ime..

botuar më 23-03-30 9.35.PD
Foto: Facebook/Asociatia Balgarski Izvori

Bullgarët në qytetin rumun Tërgovishte kanë një muze dhe festojnë së bashku festat tradicionale

"Matej vojvodë" - kështu quhet lagjja e bullgarëve etnikë në qytetin rumun Tërgovishte. Këtu jeton një komunitet bullgar prej rreth 700 banorësh, i bashkuar nga shoqata "Së bashku" . Në godinën e shoqatës ndodhet edhe një muze i veçantë i..

botuar më 23-03-26 11.15.PD