Pas një mungese dyvjeçare, Festa e Verës, e cila është bërë traditë në fshatin Dellçevo (Bashkia Goce Dellçev) për Ditën e Shën Trifonit, ka filluar përsëri. Të shtunën, më 4 shkurt, dhjetëra prodhues të verërave dhe rakisë që duan të prezantojnë më të mirën, nga bodrumi i tyre, janë të mirëpritur në fshat.
Në konkurs po i rikthehen edhe prodhuesit nga rajoni grek i Dramës. Kulmi i festës është më 5 shkurt /e diel/, kur të gjithë shkojnë në vresht, në vendin e quajtur “Baira”, ku në mënyrë rituale bëhet krasitja e parë e hardhive dhe ujitja e tyre me verë.
Festa e madhe është në sheshin në Dellçevo. Në të marrin pjesë trupa etnografike të kukerëve nga fshati i afërt Mosomishte, por më interesantja është rishfaqja e "Dasmës së Dragoit". Një legjendë e lashtë tregon se fshati Dellçevo është strofulla e një dragoi që mori për grua vajzën më të bukur të fshatit, ndërsa në këmbim e mbrojti fshatin nga forcat dhe elementët e këqij. Edhe sot e kësaj dite në Dellçevo e mbajnë gjallë legjendën dhe dy herë në vit rikrijojnë imazhet e dragoit dhe nuses së bukur.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Çdo vit të dielën e parë të marsit nëfshatin e malit Rodopa Shiroka Llëka organizohet tubimi tradicional i quajtur bullgarisht “Pesponedellnik”. Riti po rikthehet në fshat pas një pauze dyvjeçare për shkak të epidemisë së koronavirusit. Sivjet..
Muzika dhe vallet popullore bullgare kanë qenë gjithmonë pjesë e botës emocionale të bullgarit. Kjo vihet re sidomos kur jeta e bashkatdhetarëve tanë “ndodh” larg rrënjëve të tyre, larg tokës. Nuk ka festë, tubime, dasma apo festime të Vitit të Ri..
Një pjesë e grupit të kukerëve nga Vatra Kulturore "Vasill Levski - 1900" në fshatin Vojnjagovo do ta përfaqësojë Bullgarinë në një pritje në ambasadën në Delhi me rastin e festës kombëtare, 3 mars. Ftesa u bë nga ambasadorja jonë në Indi,..