Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ditën e Shën Trifonit në fshatin Dellçevo martohet një dragua dhe pihet verë e kuqe

Foto: BGNES-arkiv

Pas një mungese dyvjeçare, Festa e Verës, e cila është bërë traditë në fshatin Dellçevo (Bashkia Goce Dellçev) për Ditën e Shën Trifonit, ka filluar përsëri. Të shtunën, më 4 shkurt, dhjetëra prodhues të verërave dhe rakisë që duan të prezantojnë më të mirën, nga bodrumi i tyre, janë të mirëpritur në fshat.

Në konkurs po i rikthehen edhe prodhuesit nga rajoni grek i Dramës. Kulmi i festës është më 5 shkurt /e diel/, kur të gjithë shkojnë në vresht, në vendin e quajtur “Baira”, ku në mënyrë rituale bëhet krasitja e parë e hardhive dhe ujitja e tyre me verë.

Festa e madhe është në sheshin në Dellçevo. Në të marrin pjesë trupa etnografike të kukerëve nga fshati i afërt Mosomishte, por më interesantja është rishfaqja e "Dasmës së Dragoit". Një legjendë e lashtë tregon se fshati Dellçevo është strofulla e një dragoi që mori për grua vajzën më të bukur të fshatit, ndërsa në këmbim e mbrojti fshatin nga forcat dhe elementët e këqij. Edhe sot e kësaj dite në Dellçevo e mbajnë gjallë legjendën dhe dy herë në vit rikrijojnë imazhet e dragoit dhe nuses së bukur.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Muzeu Politeknik Kombëtar në Sofje

Dita e traditave në Muzeun Politeknik Kombëtar në Sofje

Një punishte argëtuese për bërjen e veroreve dhe tekstilit organizohet të shtunën (25.02) nga Muzeu Politeknik Kombëtar në Sofje (në rrugën “Opëllçenska” 66). Aty nga ora 11 deri në orën 13, secili jo vetem që mundet të krijojë një verore sipas..

botuar më 23-02-25 7.15.PD

Një libër në rumanisht dhe anglisht paraqet llojllojshmërinë e kostumeve të Banatit

Ekspozita speciale “Bullgarët në Rumani. Trashëgimia kulturore nga fondi i Muzeut Etnografik Kombëtar”, që vazhdon deri më 26 shkurt, prezanton kostume popullore, objekte nga Rumania, si dhe fotografi interesante arkivore. Në kuadrin e..

botuar më 23-02-12 12.15.MD

"Hem është e qetë dhe melankolike, hem është e egër dhe të bën të kërcesh" – Ingrid nga Holanda për muzikën tonë

Ajo është një ish-punonjëse e Postës Holandeze, por tani ka dalë në pension dhe i është përkushtuar pasionit të saj të madh – muzikës bullgare. 77-vjeçarja Ingrid Veeninga është nga Holanda. Ajo jeton në Amsterdam dhe nuk humb asnjë provë të..

botuar më 23-02-07 7.15.PD